Ballkani në mes të NATO-s dhe Rusisë

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 15:43 | Nga Bayram Pomak

NATO dhe Rusia në vende të ndryshme të botës kanë zona të konfliktit. Nuk ka dyshim se Ballkani është prej zonave më të rëndësishme të përleshjes mes tyre. Gjatë historisë kjo hapësirë ishte zonë e interesave të Perëndimit dhe Rusisë dhe si rezultat i saj, janë shfaqur edhe luftërat. Historia edhe sot vazhdon të ndodh, pra të prodhohet. Fantazma e së kaluarës ende vazhdon të shëtitet në këto hapësira. Derisa gjatë luftës së ftohtë Ballkani ishte hapësirë e interesave të Sovjetikëve, pas copëtimit të Bashkimit Sovjetik, NATO menjëherë nisi ta formësojë si zonë të sajë të interesit. Si rezultat i kësaj, shumica e shteteve të Ballkanit nisën të bëhen anëtare të NATO-s. Derisa ky proces vazhdon ende dhe derisa Serbia dhe Bosnjë Hercegovina janë prej zonave në të cilat këto fuqi kanë vështirësi, komuniteti me të cilin kanë më së shumti vështirësi është ai serb. Kur NATO e përfshin rajonin në gjirin e saj, ballafaqohet me pengesën serbe. Ajo që i përdori më së miri për interesat e saj, fërkimet në mes të këtyre dy fuqive, ishte mu Serbia.  

Serbia

Serbia e cila shihet si trashëgimtare e Ish Jugosllavisë, derisa është aleatja më e fuqishme e Rusisë në Ballkan, njëkohësisht është shteti i parë dhe i vetëm ndaj të cilit luftoi NATO. Shikuar nga ky kënd, Serbia ka raporte të fuqishme ushtarake me Rusinë. Serbia bën marrëveshje ushtarake si me Rusinë gjithashtu edhe me NATO-n. Pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviçit nga pushteti, gjatë kohës së qeverisë demokrate, NATO në mes të viteve 2005-2007 nënshkroi Program special të bashkëpunimit me qeverinë e Serbisë dhe Malit të zi (gjatë asaj kohe Mali i zi ende nuk e kishte shpallur pavarësinë, kurse emri i Jugosllavisë ishte bërë Serbia Mali i zi). Në të njëjtën mënyrë në vitin 2005 u themelua Grupi i reformave të mbrojtjes NATO-Serbi. Qëllimi i grupit ishte ta mbështet procesin e reformimit të sektorit të sigurisë së Serbisë. Në të njëjtën mënyrë Marrëveshja e Rregulloreve Tranzite e cila u nënshkrua në mes të Serbisë dhe NATO-s, nisja e operacioneve me Grupin e reformave, e lindi nevojën e fuqizimit të raporteve institucionale në mes të NATO-s dhe Serbisë. Si rezultat i kësaj, pas një marrëveshjeje që u bë në mes të palëve në vitin 2006, NATO e hapi zyrën e ndërlidhjes ushtarake. Të gjitha këto marrëveshje të bëra e shqetësuan popullin serb, sepse popullata atje NATO-n e sheh si armike. Si rezultat i tkimeve që nisën asokohe në mes të Kosovës dhe Serbisë, filloi një fushatë serioze anti-NATO. Pas kësaj qeveria e Serbisë më 26 Nëntorë të vitit 2007 shpalli paanësi ushtarake, derisa populli serb të vendos përmes referendumit me arsyetimin se “Në vitin 1999 NATO e bombardoi Jugosllavinë pa pasur vendim të Këshillit të sigurimit dhe ngriti autoritet në Kosovë.”

Në të vërtetë paanësia ushtarake e Serbisë, hapi mundësi për bashkëpunim si me NATO-n si me Rusinë. Ja që NATO dhe Rusia kanë fërkime që të mos e humbin Serbinë. Në vitin 2011 në Bruksel në shtabin e NATO-s, u nënshkrua Marrëveshja e planit dinamik i ortakërisë individuale në mes të NATO-s dhe Serbisë. Ivica Daçiq i cili ishte Ministri i punëve të jashtme të asaj kohe, gjatë fjalimit të mbajtur tha se: “Marrëveshja e planit dinamik i ortakërisë individuale nuk është në kundërshtim me politikën tonë të paanësisë, por është zotimi ynë i ortakërisë për paqe. Më pas në vitin 2015 Serbia e pranoi Marrëveshja e planit dinamik i ortakërisë individuale me NATO-n. Sa i përket Serbisë dhe Rusisë, këto kanë lidhje të veçantë. Rusia thuajse sillet si të ishte protektore e Serbisë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha proceset historike të Serbisë. Andaj edhe NATO përpiqet që ta shkëput këtë lojtar i cili është më i rëndësishmi për Rusinë. Andaj edhe Serbia mbështetet fuqishëm në rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Gjatë një gjurmimi që u bë me qëllim të shpërfaqjes së ndikimit të Rusisë në Serbi, të gjeturat thonë se Rusia në Serbi i ka 10 Lëvizje kombëtare, 21 iniciativa qytetare, 16 lëvizje politike, 14 parti politike, 8 web faqe, 2 shoqata ruse që i kanë zyrat në Serbi, 14 burime mediatike që e kanë burimin në Kremlin, 3 fondacione ruse dhe 5 institucione kulturore dhe arsimore.

Ja që përmes këtyre OJQ-ve dhe institucioneve qindra serbë, luftojnë për Rusinë në Ikrainë, Krime, Siri, Libi dhe vende të ndryshme të botës. Të gjitha këto institucione që u identifikuan kanë filluar të kenë aktivitete të shumta dhe të shpejta sidomos pas nisjes së negociatave formale me BE-në dhe me zbatimin e Marrëveshjes së planit dinamik i ortakërisë individuale në mes të NATO-s dhe Serbisë. Këtë fuqi të butë Rusia është duke e përdorur për shtimin e kundërshtarëve ndaj Perëndimit. Njëra ndër çështjet e cila i shqetëson më së shumti NATO-n dhe sidomos SHBA-të është qendra e Rurirë që e hapi në qytetin Nish. NATO u prek nga kjo qendër e gjendjes së emergjencave e cila u hap më 25 Prill të vitit 2012. Sado që të thuhet se se kjo është qendër civile, NATO pretendon se kjo është bazë e intelegjencës ushtarake. Gjithashtu pretendon se kjo bazë është përgjigje ndaj bazës së SHBA-ve që u hap në Ferizaj të Kosovës. Ja që në disa argumente që janë prezantuar del se u bënë përpjekje që nga kjo bazë u bartën armë në Siri dhe në disa shtete të Lindjes së Mesme. Veçse Rusia dhe Serbia s’i pranoi asnjërën prej këtyre pretendimeve dhe thanë se ky vend përdoret tërësisht për nevoja civile dhe se u themelua në nivel të një OJQ-je. Për shkak se Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vuri veto për të gjitha vendimet që do të merreshin ndaj Serbisë.

 Mes këtyre vendimeve ishte edhe çështja e masakrës së Srebrenicës dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Serbia, gjithnjë e përdor këtë pozicion të Rusisë dhe këtë të drejtë të saj për veto, e sheh si fuqi që mund ta përdor vet. Për këtë arsye para të gjitha vendimeve të rëndësishme, zyrtarët shtetëror serbë e vizitojnë Moskën dhe kështu i marrin vendimet strategjike. Raportet e Serbisë dhe rusisë janë shumë të afërta edhe nga aspekti ushtarak. Gjatë vitit 2016 Rusia Serbisë ia dhuroi 6 aeroplanë ushtarakë Mig, tankse dhe mjete të blinduara. Daçiq si Ministër i punëve të jashtme të asaj kohe u shpreh se për Serbinë, Rusia është partneri çelës i Serbisë. Në të njëjtën mënyrë më 3 Dhjetor 2016, Serbia morri pjesë në ushtrimin fushor “Vëllazëria sllave”. Më Tetor të vitit 2016, pilotët rusë dhe serbë realizuan ushtrim fushor të përbashkët BARS 2016. Përmes paanësisë ushtarake, Serbia u shpreh se nuk e mban ndonjërën prej anëve. Ky vendim i Serbisë, ia mundësoi këtij shteti të manovrojë në politikat e saj. Veçse intelektualët që e përbëjnë trurin e shtetit serb, në thelb Perëndimin gjithnjë e shohin armik të tyre. Besojnë se Perëndimi gjithnjë lëviz kundër popullit serb. Në përgjithësi drejtimi më i rëndësishëm për shtetin Serb dhe popullatën e saj është   ai Rus.

Bosnjë Hercegovina

Bosnjë Hercegovina ishte shteti i cili u dëmtua dhe vuajti më së shumti pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Lufta e cila nisi në vitin 1992, përfundoi vetëm më 14 Dhjetor të vitit 1995 me anë të Marrëveshjes për paqe e cilau nënshkrua në Paris. Në fakt sot u kuptua se përtej një marrëveshjeje të paqes, kjo marrëveshje na qenka më shumë për armëpushim. Në luftën që ndodhi në Bosnjë Hercegovinë dhe e cila nisi më 1 Mars të vitit 1992, u vranë më shumë se njëqindmijë veta. Marrëveshja e Dayton-it, në të vërtetë në Bosnjë e solli modelin më kompleks të qeverisjes. Struktura qeverisëse është e komplikuar, e pakuptueshme dhe e vështirë. 48% e popullsisë është e përbërë nga boshnjakët muslimanë, 37% nga serbët, 14% nga Kroatët dhe të tjerët. Zbatimi i marrëveshjes së Dayton-it dhe sigurinë e mori përsipër NATO. Forcat paqësore të NATO-s, që u sistemuan aty, fillimisht njiheshin si IFOR pastaj si SFOR. Me kalimin e kohës forcat e NATO-s i pakësuan forcat. Mëpastaj NATO këtë detyrë ia kaloi “Operacionit Althe” të BE-së, por në këtë shtet mbeti një bazë e NATO-s.     

Hendikepi më i madh i këtij shteti është se përbëhet nga tri entitete dhe se për marrjen e një vendimi duhet të arrihet konsenzus. Ky rregull e blokon shtetin. Kjo ndodh sepse, derisa Kroatët dhe Boshnjakët i përvetësojnë politikat Perëndimore, Serbia i përvetëson ato Ruse. Për këtë arsye sa i përket anëtarësimit të shtetit në NATO dhe BE, serbët gjithnjë luajnë rol pengues. Bosnjë Hercegovina për herë të parë në vitin 2006 u bë pjesë e Programit të Ortakërisë për Paqe dhe kështu e nisi procesin e anëtarësimit në NATO. “Plani dinamik i ortakërisë individuale” i cili është hapi tjetër i cili vjen me rradhë, nisi në vitin 2008. Më pas në Janar të viti 2009, Selma Çikuq e cila ishte ministre e mbrojtjes së asaj kohe u shpreh se janë të gatshëm ta nisin “Planin dinamik për anëtarësim”. Veçse disa shtete që janë anëtare të NATO-s, nuk e pranuan këtë për shkak se Bosnja nuk i kishte zbatuar reformat. Në mbledhjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, në vitin 2010 në Estoni Bosnjë Hercegovina u ftua në “Planin dinamik për anëtarësim”. Veçse ishte kushti i rexhistrimit të pajisjeve ushtarake që gjenden në 63 rajone të Bosnjës. Rajoni serb fillmisht e pranoi këtë kusht, por kur erdhi koha te zbatimi s’e lejoi këtë. Derisa pajisjet ushtarake rexhistroheshin në 27 zona ushtarake, në 23 zona të Republikës serbe të Bosnjës, këto pajisje nuk u rexhistruan. Njëjtë u rexhistruan vetëm 33 prona nga 63 sa i përkasin ushtrisë së Ish Jugosllavisë. Ky proces që shpiente në anëtarësimin e Bosnjës në NATO shkaktoi krizë politike dhe ndikoi në pamundësinë e krijimit të qeverisë për kohë të gjatë.        

Për shkak të strukturës së saj politike, Bosnjë Hercegovina u shndërrua në një shtet i cili vërtetë mbeti ngusht në mes të Perëndimit dhe Rusisë. Derisa njëra anë përpiqet të shkojë drejtë NATO-s dhe BE-së, ana tjetër bën çkado që ka në dorë që ta ndal këtë proces. Të gjitha reformat blokohen nga veto e anëtarit serb dhe shteti ka krizë politike dhe blokime. Ja që gjatë një viti të fundit,shkaktimi i krizave në mënyrë të vazhdueshme nga Serbët e Bosnjës dhe deklaratat e vazhdueshme të Rusisë me të cilat mbështetet serbët, jep mjaft informata për sfondin e ngjarjes. Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Lavrov, u takua me Dodikun, pa ardhur fare në Bosnjë dhe dha deklarata përmes së cilave la të nënkuptohet se nuk e njeh tërësinë territoriale të Bosnjës. Anëtari serb i Bosnjë Hercegivinës Milorda Dodik, tha se Bosnja nuk mund të qëndrojë për kohë të gjatë kështu dhe se duhet të ndahet në mënyrë paqësore.kurse po nuk ndodhi kjo, theksoi se askush nuk mund t’i mbajë serbët ku nuk dëshirojnë. Derisa Rusia e përkrah Dodikun, SHBA-të në listën e zezë që e publikuan së fundmi, Dodikun e bëri pjesë të saj. Pjesa Ballkanike e dërrasës së shahut global, përjeton përplasje shumë serioze dhe marramendëse në Ballkan. Këto përplasje ndihen çdo ditë e më shumë. Derisa në një anë zbehet ndikimi i bllokut Perëndimorë në rajon, ndikimi Rus sa shkon e shtohet. Kjo për së afërmi vërehet si në Serbi, Bosnjë Hercegovinë, në Veri të Kosovës dhe në Malin e zi. Derisa Serbia dhe Bosnjë Hercegovina janë si mundësi e mirë për  Rusinë, për Perëndimin këto vende nënkuptojnë pjesa e butë e barkut. Derisa Perëndimi përpiqet ta dizajnojë rajonin për OJQ-ve dhe medias, pra përmes fuqisë së butë, Rusia këtë e bën në mënyrë më agresive përmes fuqive nëntkësore. Gjatë tridhjetë viteve të fundit popujt ballkanik kanë mbetur të ngushtuar mes këtyre dy fuqive dhe kanë nisur ta kuptojnë se asnjëra prej tyre nuk janë të dobishme për ta!!!  

Të ngjashme