Ballkani prodhon më shumë budallallëk sesa mund të konsumojë

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 00:18 | Nga Blerim Latifi

Në vitin 1913, Fishta i përshkruante kafehanet e Shkodrës, si vende ku mblidheshin llojlloj njerëzish, pjesa dërmuese e tyre analfabetë, dhe diskutonin për problemet e mëdha politike botërore.

“Pa ditë asnji gja nga politika, çdo kopuk do më dalë Bismark ; pa kuptue asnji gja nga arti i luftës, flasin si me qenë Velington a Napoleon”, shkruante Fishta.

Kjo pjesë nga publicistika e Fishtës mu kujtua dje, derisa në rrjetet sociale kishin vërshuar komentet mbi politikën amerikane dhe mbi atë se kush çfarë është e çfarë përfaqëson brenda saj, si dhe mbi ndikimin e Rusisë në proceset e vendimmarrjes në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongres.

Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë, ka thënë njëherë kryeministri britanik Churchill. Mbase është koha ta themi në një formë tjetër këtë mendim: Ballkani prodhon më shumë budallak sesa mund të konsumojë!

Të ngjashme