Roli i infermierit në kohë pandemie

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Infermeria një profesion mjaft human por edhe shumë i rëndësishem në hallken e sistemit shëndetësor, tani në këtë kohë pandemie vlerat e profesionit të infermierit po dalin në pah, puna dhe përkushtimi, vullneti për punë janë faktor kyç në vlerat e profesionit të infermierve.

Tani në këtë kohë pandemie infermierët po punojnë me përkushtimin më të madhë për ti ndihmiar pacientet të cilët janë të prekur nga virusi Corona, infermierët jo që japin vetëm përkujdesjen infermerore ata po rezonojnë edhe pozitivitet tek pacientet që sa ma leht ti kalojn ditët në klinik.

Komunikimi infermeror është një ndër faktorët më të rëndësishëm në raport me pacientet që ata të kuptojn se përkujdesja ndaj tyre është e rëndësishme për vetë infermierët, kjo pandemi po tregon që infermierët janë shumë komunikativ me pacientet që i kanë përball dhe përkujdesi për ta po bëhet konform protokoleve klinike të cilat infermierët i kan rregulla bazë për punen e tyre.

Sipas prononcimeve të pacientve të cilët kan marrë shërbime nga infermierët, ata janë shprehur shumë tē knaqur me sjelljet dhe ofrimin e shërbimeve infermerore nga gjithë infermieret ku shumë pacient deklarojn se shërbimet e ofruara kan qen profesionale dhe miqësore.

Profesionalizmin infermieret e kan treguar duke bërë thirrje që këta pacient të mos stigmatizohen vetëm pse janë prekur nga ky virus, sepse secili nga ne mund të preket, prandaj nuk duhet gjykuar dhe stigmatizuar keta pacient.

Dhe krejt në fund roli i secilit prej nesh në ketë kohë është shumë i rëndësishëm në hallkën e sistemit shëndetësor.

(Shkrimi nga Inf Sami Bejtullahu)

Të ngjashme