Borell dhe Lajčâk, go home!

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 18:26 | Nga Arianit Koci

Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Kosovën.

Spanja sot e ka bllokuar liberalizimin e vizave.

Spanjolli Josep Borell dhe sllovaki Miroslav Lajčák, në një mënyrë e kanë fatin e Kosovës në duar, sa i përket negociatave me Serbinë.

Prandaj, asnjëri prej tyre nuk kanë kredibilitet të qëndrojnë në postet e tyre, në raport me Kosovë.

Prandaj, Borell dhe Lajčâk, go home!

Derisa janë këta dy në lojë, asnjëherë nuk do të ketë marrëveshje të favorshme për neve.

Kjo edhe po dëshmohet me lojën që po na bëhet me liberalizimin e vizave, sado që po thuhet se liberalizimi dhe negociatat me Serbinë, janë dy gjëra të ndryshme.

Të ngjashme