Borxhi publik – projekt kompromentues

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 20:40 | Nga Egzon Kastrati

Mungesa e një strategjie të qartë zhvillimi ka ngulfatur në masë të madhe qeverisjen efikase ekonomike.

Ndërvarësia e madhe e importit dhe mungesa e fuqizimit të produktivitetit vendor kanë derivuar tërheqje të parasë nga qarkullimi dhe si komponent e tillë ka krijuar një hendek ndërmjet inkasimit të parasë në projekte kapitale dhe zhvillimore kundrejt tërheqjeve, pjesa më e madhe nga importi.

Mungesa e alternativave financuese ka bërë që Kosova projektet t’i financoj me fonde një burimore nga buxheti i shteti ku pjesa më e madhe e këtyre mjeteve inkasohen fatkeqësisht nga kreditë ndërkombëtare.

Kosova nuk ka një rating të mirë kreditor në kontekst ndërkombëtar, duke përfshirë institucionet financiare ndërkombëtare: Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar si institucione ndërkombëtare finaciare.

Ekspozimi i Kosovës ndaj kredive ndërkombëtare ka bërë që borxhi publik të arrijë 20% e GDP-së e shprehur si vlerë monetare 1 milard e 200 milionë euro nëse e kalkulojmë për kokë banori:

borxhi publik për kapita = borxhi publik/nr.e popullsisë – 1 200 000 000 ÷ 1800000 = 666.6 Euro.

Qeveria e Kosovës duhet pasur parasysh që mos ta thellojë këtë borxh sepse ka tendenca qe në periudhë afategjate t’i zhytë në borxh edhe gjeneratat e reja dhe në kontekst më të gjerë të krijojë konflikt ndërgjenerator si pasojë e këtij projekti kompromentues.

Projektet duhet që të financohen nga dy apo më shumë burime në mënyrë që të ruhet stabiliteti makrofiskal. “Praktika më e keqe është nëse merret një borxh i ri për ta paguar një të vjetër”.

Të ngjashme