Bujtinat e veriut

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

Mbaruan pushimet, u kthye rutina e perditshme. Pyetja e pare kur takohesh me miqte eshte: Nga ishit kete vere, jug apo ne veri?
Dhermi, Jale, Himare, Borsh, Sarande,Ksamil vendet me te preferuara ku pushojne shqiptaret. Pa harruar Gjirin e Lalzit, Shengjinin apo Velipojën.

Secili tregon eksperiencen e tij dhe si i kaloi ditet. Sa i paster ishte deti ne ca vende “te pazbuluara”, si ishin kushtet e dhomes (hotelit) sa te mira i benin krudot te Luçiano ne Dhermi, cmenduri te paguaje nje shezlon ne Jale te “Folie” (radhet e para) etj..etj.

Megjithe ankesat e mundeshme, krahasimet e ndryshme, shqiptaret pushojne si gjithe tjeret, madje shpenzojne dhe me shume. Pasi kane eksploruar gjithe skutat e jugut, syte i mbajne nga veriu. Situata kete vit ne kohe pandemie, e lulezoi me teper turizmin malor.

Rrjetet sociale kane bere punen e tyre ne promovimin e vendeve te bukura te veriut te Shqiperise. Tashme, guide gjen dhe per Tamare-Lepushe-Vermosh, jo vetem Theth dhe Valbone apo Razem. Infrastruktura, suksesi i turizmi. Rruga e mire dhe jo e merzitshme deri ne Vermosh ka bere qe bujtesit te jene te shumte, madje po nuk rezervove nje jave para, vende nuk ka.

Po kush eshte problemi qe pushuesit nuk mbesin te kenaqur? Pse bujtinat nuk ju ngjisin shume? a dine te gatuajne ne veri? Cfare ka nevoje te permiresohet ? ..pyetje qe behen shpesh.
Nje pjese e madhe, shpite egzistuese i kane kthyer ne bujtina, duke ju pershtatur kushteve te sotme, shume kane ndertuar te reja, pa harruar viletat e drurit. Dhomat jane dyshe, treshe po ka dhe dhoma me 5-6 shteter. Besoj se ky stil me shume shtreter eshte pershtatur per te huaj( Lepushe- Theth, ne dimer ka shume grupe -turiste te huaj). Por dhomat jane te pastra dhe me kushte normale.

Ushqimi. Ah ketu duket se “çalon” dicka. Vizitoret, nuk jane mesuar te hane mish ferliku, djath ne t’lyn, kaçamak, maz, kertolla t’pjekuna, byrek me hithra, tamel dhiet, jardun, petulla me mjalte, reçel boronice apo dredhzash, lengje .. ne fakt nuk di cfare mund te kerkohet tjeter ne bjeshke, sepse keto jane prodhime bio. Pa harruar mikpritjen me buze ne gaz, qe pak kush e ka si malsoret.

Kur hap syte ne mgjes dhe perpara te dalin Bjeshket e Nemuna, apo bukurite e Thethit, Valbones, Razmes nuk besoj se ka kenaqesi me te madhe. E, petullat me mjalte, djath apo recel jane mese mjaftueshem. Cereale, briosh, nutella etj , nuk rrine mire ne ate vend…

E di, mbase drekat do ishin mire te zbukuruara me pjatanca, supiere, salltanete te tjera, por nuk eshte keq dhe me sherbimin qe behet. Sa kohe qe ngopesh me ajer te paster, sa kohe qe pin uje burimi, sa kohe qe i deshiron ato vise dhe ate gjelberim, sa kohe qe aparatin ( telefonin) nuk e leshon nga dora, nga panorama e mrekullueshme, une them se bujtinat e veriut, duhen vizituar..

Të ngjashme