Buldozherë të paligjshëm edhe për drejtësinë?

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 18:09 | Nga Besa Ismaili

Të frikshme reagimet e zyrtarëve të LVV ndaj vendimit të gjykatës ndaj deputetes, ish-zyrtares e cila i dërgoi bulldozherët ndaj “Abi Çarshisë” në Prizren posa erdhi në pushtet.

Më keq sesa ideja “the might is right” se ke të drejtë pse ke pushtet dhe mund të shkatërrosh çdo gjë përpara, pa përfillur ligjin dhe interesin publik, mund të jetë vetëm reagimi i sotmë i zyrtarëve të lartë të LVV-së, deputetëve aktualë dhe ish-pushtetarëve komunalë të Prizrenit ndaj vendimit të gjykatës për dënim me 3 vite burg të koleges së tyre.

Tërë kjo, për mendimin tim, në përpjekje edhe për të frikësuar gjykatësit dhe ushtruar ndikim në vendimin pasues.

Tirania e kësaj mazhorance nuk po njeh kufi dhe vendin po e kërcënon anarkia.

Të ngjashme