Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale?

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 13:46 | Nga Dosti Banushi

Demokrati Joe Biden është Presidenti i zgjedhur i Shteteve e Bashkuara. Por, tani që ai ka dalë fitimtar, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

Mbrojtja: një rikonfirmim i aleancave të vjetra

Biden tani do të vihet në krye të ushtrisë më të fuqishme në botë – çfarë do të bëjë ai me të? Administrata e tij ka të ngjarë të jehojë shumë prej thirrjeve bipartizane të bëra gjatë dekadave për ndarje më të madhe të barrës brenda kontekstit të aleancave të ndryshme midis SHBA dhe kombeve të tjera. Një riafirmim i aleancave tradicionale është gjithashtu i mundshëm, së bashku me një përpjekje për të modernizuar ato në mënyrë që të jenë më pak relike të Luftës së Ftohtë dhe më shumë si lloji i mjeteve ndërkombëtare që ne kemi nevojë për të mbrojtur kundër spektrit të plotë të sfidave të sigurisë në shekullin 21, shumë prej të cilave nuk janë ushtarake në natyrë.

Mjedisi: Kthimi në Marrëveshjen e Parisit

Demokratët bënë fushatë me politika të mirë-caktuara, përfshirë ato që adresojnë krizën e klimës, ndaj ne kemi një ide të mirë se çfarë po premton administrata e Biden.

Si një gjest i parë, simbolik për aleatët e SHBA-së dhe pjesën tjetër të botës, Biden është zotuar të ribashkohet me Marrëveshjen e Parisit sa më shpejt të jetë e mundur. Së dyti, ka të ngjarë që Biden të shikojë për të rivendosur mbrojtjen dhe për të elaboruar politikat e vendosura nën paraardhësin e Trump, Barack Obama. Për ta bërë këtë, Biden ka premtuar të shpenzojë 2 trilion dollarë (1.7 trilionë euro) në trajtimin e krizës me qëllimin përfundimtar që SHBA  të arrijë zero-net emetime karboni në 2050.

Tregtia: Jo fundi i luftërave tregtare

Ndërsa mund të presim ndryshime në tregtinë midis SHBA dhe BE nëse Biden fiton, kjo nuk do të shënjojë fundin e luftërave tregtare

Një ndër çështjet që do të mbeten “shumë, shumë të vështira” nën administratën Biden përfshijnë taksimin dixhital, pasi demokratët favorizojnë dukshëm gjigandët dixhitalë të Silicon Valley si Google dhe Facebook, në krahasim me republikanët.

Të ngjashme