Çfarë janë “të mirat” dhe “të këqijat” e Samitit të sotëm?

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 20:29 | Nga Demush Shasha

Të mirat:

  • Ballkani eshte ende prioritet. Është puna e madhe që 27 liderë të bllokut më të fuqishëm politik dhe ekonomik në botë të ndajnë një ditë të terë për të diskutuar 6 vende të vogla të Ballkanit.
  • Zbutja e qëndrimit të Spanjës. Kjo ishte hera e parë që Spanja ka marr pjesë fizikisht në të njëjtin takim ku është ulur edhe Kryeministri i Kosovës. Eshte heret per te bere ndonje gje te madhe nga kjo, sdq eshte zhvillim pozitiv.
  • Liria e lëvizjes ne Ballkan: Ka pasur progres në dakordimin e katër marrëveshjeve të cilat do të siguronin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve në Ballkan, pasi që edhe Kurti dhe Vuçiqi folën me terma pajtues për këtë çështje. Marrëveshjet nuk janë nënshkruar, por progres ka pasur në negocimin e tyre.
  • Kosova është prioritet për BE-ne. Por vetëm në kuptimin e dialogut me Serbinë. Rrjedhimisht, arritja e marrëveshjes për targa u cilësua i “marrëveshje e shkëlqyeshme”.

Të këqijat:

  • Është konfirmuar status-quoja. Nuk ka asnjë fjalë optimizmi për përshpejtimin e procesin të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet të shqyrtohet pas zgjedhjeve në Bullgari.
  • Liberalizimi i vizave nuk është as temë. Përveç Komisionerit për Zgjerim, askush tjetër nuk ka përmend çështjen e liberalizimit të vizave nga ana e BE-së. Pak a shumë kjo çështje ka kaluar nga e pa rëndësishme në inegzistente. E kuptueshme deri në një masë për shkak rrethanave të pandemisë.

Të ngjashme