Çka do të ndodhë tash me Kosovën?

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 18:21 | Nga Nezir Kraki

Së pari do ketë një fushatë mediatike me lajme pozitive (më shumë fiktive sesa te verteta) për “të mirat” që vijnë me qeverinë e re. Në këtë fushatë bajrakun do ta mbajnë ata që s’kanë jetë pa banda politike, dmth portalet dhe mediat e krimit ekonomik.

Brum i kësaj fushate do jenë disa tweet të Grenellit për kinse zhbllokimin e ndihmave nga Amerika dhe forcimin e lidhjeve me Ameriken. Në këtë paketë të “dhuratave” do gjendet sigurisht edhe ndonjë thirrje apo letër nga Shtëpia e Bardhë për qetësimin e opinionit publik. Ideja është që sa më shpejt njerezit në Kosovë të thonë “waa shyqyr që u bë kjo qeveri dhe e shpëtuam miqesine me Ameriken” Plus “me plot ndihma e dhurata”…. Me siguri do njoftohet edhe vazhdimi i qendrimit të ushtrisë amerikane (e cila as qe kishte mendu terheqje) dhe shpetimi i Bondsteel-it (i cili kurre mbylljen s’e ka mendu).

Sapo të ndezet mirë faza e parë dhe të manipulohet opinioni me lajme fiktive e dhurata absurde, do dalin lajmet për urgjencen e një marrëveshjeje me Serbinë për të cilën Berati do angazhohet peronalisht me emisione e analista duke i thënë opinionit se nëse nuk kryhet tash menjëherë i kemi la durtë. Dhe, kur dihet tashmë se gjithçka duhet të mbyllet para datës 3 nëntor, dmth para zgjedhjeve në USA, atëherë na del që qeveria Thaqi do mobilizohet maksimalisht për përafrim me qendrimin e qeverisë serbe dhe sidomos me qendrimin e turistit diplomatik Grenell (se ndyshe Serbia nuk pranon).

Kur të jenë avancuar temat e rrezikshme në media dhe opinion, diku rreth gushtit apo shtatorit do ndodhin disa takime në Evrope e në Amerikë (nese hapet kufri) për foto kujtime si ajo fotoja e Berlinit.
Këto takime e afrime do paraqiten nga mediat e krimit ekonomik dhe argatët fejsbukorë të bandave si sukses dhe garanci që Amerika na mbron neve.

Pastaj do kthehen në Kuvend me “ide të qarta” dhe dokumenta të gatshme për rikthimin e Kosovës nën ombrellen politike serbe, dmth me marrëveshje. Atë marrëveshjen e « probllematik gajsave ».

Marrëveshja do votohet nga shumica e kualifikuar 2/3 (nëse PDK kyçet n’pazar) dhe pa kaluar 5 minuta Grenell do bëjë tweet historik të cilin do ta ripostojë Donaldi si ngjarjen me të madhe të politikes se tij te jastme “pajtimin shqiptaro-serb”. Me 4 nëntor, sapo të dalin rezultatet në Amerikë, Grenelli do t’i bllokojë në Twiter edhe Hashimin edhe Dullen.

Të nesërmen, Brezi i argatëve që disa e mendonin të republikes, do dalin me statusa ne fejsbuk me na tregu si na shpëtuan nga Albini duke na rikthy brenda Serbisë.

Ndëkohë, shtetngrënësit do i futen përsëri Kosovës n’zemer dhe do t’ia gërryejnë edhe organet e fundit para se ky trup në zhbërje të vdes perfundimisht.

Të ngjashme