Coronavirusi dhe koalicioni i “tradhtarëve”

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 22:20 | Nga Hisen Berisha

1. Mosveprimi prevenues i penalizueshem

Fillimisht emërtimi Korona, me dukej si term i njohur dhe ndërkohë e kuptova se po me asocionte në birrën elitare Corona, dhe kënaqësinë që të jep ajo.
Por, Corona si virus jo vetëm që s’të jep kënaqësi por ka prodhuar një revolucion opinionesh publike të mbytura me teori konspirative që tejkalojnë coronën si epidemi shëndetësore dhe e kthejnë atë në një epidemi politike me karakter gjeopolitik dhe gjeostrategjik.
Se kemi të bëjmë me një situatë që kërkon vet kujdes dhe kujdes institucional adekuat, kjo po se duhet mare me seriozitet.
Se po ti behet analizë kësaj situate atëherë, qeveria dhe institucionet përkatës janë vonuar në ndërmarrjen e hapave për parandalimin e situatës pandemike në kalimet kufitare për në brendi të Kosovës, gjë që nuk është bërë përkundër propozimit të Institutit Shtetëror të Shëndetësisë.
Çështja shtrohet se a bartë dhe kush dot bartë përgjegjësi për ketë mos veprim. Kjo për vet faktin se sipas parimimeve juridike një veprim penal/krim mund të kryhet përmes (dare, facere et prestare) dhënies, veprimit dhe abstenimit.
Mosveprimi prevenues i qeverise pra është një kusht për ti dhënë hapësirë shpërndarjes së virusit. Për më keq, edhe më tutje nuk po merën masa për ta izoluar por vetëm për ta trajtuar virusin tek ata që e marrin. Pra edhe më tutje hyrja e virusit apo personave që e bartin atë nga jashtë Kosove është e lejueshme apo nuk është pamundësuar. Nisur nga vetëdijesimi ndaj fenomenit “corona”, çdo abstenim në veprim nga qeveria është i penalizueshëm.
Veprimi me adekuat do të duhet të bëhet edhe më tej, është që të merren masat në pik kalimet kufitare nga toka dhe ajri për në brendi të Kosovës, të ndalohen, karantinohen dhe testohen për mundësinë e sjelljes së virusit dhe rehabilitohen.
Ajo që na shqetëson me shumë është edhe forma e komunikimit me publikun dhe tendenca për të fshehur realitetin duke kontrolluar gjuhën e komunikimit dhe tendenca për ta treguar situatën jo serioze në masën e saj, çka ka bërë që edhe qytetarët ta marrin me lehtësi. Kjo po ashtu ka precipituar edhe në thirrje dhe kërcënim të zyrtarëve lokal nga qendra për të mos deklaruar realitetin në këto emergjenca. Siç njoftohet nga Komuna me e prekur Vitia, ku flitet për kërcënimin e kryetarit të komunës nga këshilltari i kryeministrit apo i drejtoreshës së QKMF nga vet ministri shëndetësisë etj. Këto forma diktati nuk e ndihmojnë situatën kjo situatë kërkon koordinim të gjithanshëm institucional. Kjo s’guxon të jet temë e përfitimit politik mbi fatkeqësinë e qytetarëve.
Po ashtu edhe daljet publike të përfaqësuesve institucionale dhe kalimi i seriozitetit të situatës në lojëra popullste të tekeve dhe huqeve politikë në mes të qeveritarëve aktual me shkallë të lartë infantiliteti dhe vetëkënaqësia që i nxjerr jo rralle mbi kushtetutshmërinë dhe realiteti kushtetues institucional.

2. Koalicioni i tradhtarëve

Shkaktimi i krizës institucionale me shkarkime politike ministrash me arsyetimin se po shprehin mendimin e lire, profesional dhe sipas gjykimit të tyre funksional me etiketime si tradhtarë, janë tregues të hapur se kryeministri Kurti, tanimë po provon të implementoj metodat e stalinizmin si doktrine udhëheqëse të tija, pra eliminimet politike me etiketime konspirative.
Por, po harrohet se Kosova është shtet demokratik dhe se që nga viti 1988 jemi ata që luftuam dhe sakrifikuam për demokracinë si regjim shtetërorë dhe do te jemi në gjendje të luftojmë prap kundër kujtdo që pretendon të rikthej elementet e diktaturave komuniste tashme të perënduara për botën demokratike. Kjo nuk përbën befasi por është rrjedhojë e asaj që kam thënë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve se vetëm fitorja mbi 50% e një subjekti politik do të krijoj stabilitet politik dhe se çdo koalicion cilido qoftë ay, do te krijoj e gjeneroj vetëm krizë. Pra nuk është koha për protagonizem politik por veprim të sinkronizuar të të gjitha institucioneve në shtet.
Mbase duhen penalizuar edhe krahu i partive të luftëtarëve që mbi parimin “to forgive but not tu forget”, duke mos bërë punën e parë ligjin mbi lustracionin, i amnistuan, i lejuan ish tradhtarët, bashkëpunëtorët e sigurimit jugosllav e pasardhësit e tyre që të jen jo vetëm në institucione por edhe në pozita vendimmarrëse, ndaj kemi sot ketë situatë kur mohohen pikërisht themelet e gjakut mbi te cilin u ngite shteti dhe vlerat e lirisë. Kështu që po tregohem softy me idenë e largimit të tyre nga procesi politik vendimmarrës, ndaj penalizmit dhe po ashtu edhe ndaj qeveritarëve aktual që dështuan në marrjen e masave për të ruajtur jetën e njerëzve në këtë situate epidemiologjike.

3. Gjendja e jashtëzakonshme në kualifikim konspirativ nga LVV

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, me theks rrezikun për jetët e qytetarëve nga paaftësia, konfuziteti e politizimi i situatës nga qeveritarët është imediate që në vend të vendosët gjendje e jashtëzakonshme, që do të jet e vetmja forme e krijimit të disiplinës qytetare ndaj mundësive të përhapjes se virusit. Ragimet e qeveritareve janë tërësisht infantile dhe me ketë e rrezikojnë shëndetin publik.
Pretendimet e presidentit të shtetit për rolin efektiv dhe efikas që mund të ketë Forca, bazuar edhe në misionin e saj nga fusha e Mbështetjes Ushtarake të Autoriteteve Civile, janë të qëndrueshme dhe po ashtu do të garantojnë siguri e stabilitet jo vetëm ndaj epidemisë por edhe në aspektin e sigurisë së përgjithshme në koordinim me PUN Praninë Ushtarake Ndërkombëtare në Kosovë, pra si të vetmet kapacitete ushtarakë me autroritet të koordinohen me KFOR si garantues të ambientit të sigurte në Republikës e Kosovës.

4. Dështimi në qeverisje

Korona virusi nuk mund të nxjerrë Kosovën nga proceset politike dhe të sigurisë të cilat ishin në proces apo që po krijohen në Kosovë dhe rajon. Qeveria me situatën e krijuar, duket të pretendoj të krijoj alibinë e duhur që ti shmang çështjet e rëndësishme politike në proces. E pra, këto kërkojnë veprim, ashtu siç edhe jeta shtetërore zhvillohet në shumë drejtime njëkohshëm .
Forca posedon kapacitetet ushtarake për ketë fushë misioni, nëse nuk vihen në veprim, atëherë ndaj kujt dhe kur duhet të përdoren. Është shqetësues fakti se “eksperte të hendikepuara” dhe të porositura dalin me deklarata që e ushqejnë përçarjen mes institucioneve kryesore të shtetit, me interpretime tendencioze të Kushtetutës që ushqejnë krizën dhe nxisin lëvizje anarshiste qytetare. Kjo po se është refleksion i dështimit në qeverisje.

5. Gjeopolitikë & Gjeostrategji

Situata e krijuar po tregon edhe papërgjegjësinë e bartësve të institucioneve dhe paaftësinë për të përcjellë situatën edhe në aspektet gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Këto ditë është në zhvillim ushtrimi i përbashkët i NATOs & partnerët “DEFENDER 2020” në rajonin e Evropës më i madhi në aspektin e angazhimit të trupave dhe pajisjeve. Në të njëjtën kohë kemi edhe zhvillimet ruso–serbe për një ushtrim të përbashkët në rajon gjegjësisht në serbi dhe me fokus në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës dhe sistemet e armatimin raketor rus, në drejtim të Kroacisë.
Pra, Serbia në vend se të pësoj njëjtë si Gjermania e pasluftës se dytë botërore, është kthyer në një hegjemon dhe në vazhdimësi po e rrezikon sigurinë rajonale.
Kjo po që kërkon vëmendjen e NATO dhe USA por do të duhej të jet edhe temë kryesore në diplomacinë kosovare tashmë të nxjerrë jashtë kursit të veprimit nga vendimet e nxituara, infantile e të pa analizuara në aspektin e rikuperimit të shpejtë të situatës edhe ashtu fragjile diplomatike, nga kryeministri e qeveria aktuale.
Rusia aktualisht planifikon të dërgoj edhe 200 fluturake luftarake në serbi për të mbështetur ushtrimin e përbashkët me Forcat e Armatosura të Serbisë.
Ndërkohë që Serbia në forcat e veta ajrore vetëm në Shkurt 2019, bleu luftarake ruse të tipit Mig 29, edhe katër sish dhe tani numëron gjithsej 10 të tille, 17 fluturake për sulme ajrore, 1 Transportues, 38 Avionë luftarakë të dedikuar për trajnime, 44 Helikopterë, që i qojnë kapacitetet ajrore të Serbisë në 110 sish. Për goditje tw ndryshme taktike zjarri si Ajër në ajër, Ajër në tokë, Mbështetje ajrore dhe Transport .
Paralajmërimi përgatitor për edhe një ushtrim të karakterit defanziv dhe për goditje të objektivave ajror, natyrisht se Rusia do ta mbështes Serbinë dhe do ta përdor ketë ushtrim të demonstroj fuqinë e vet në misione mbrojtëse si kundërvënië ushtrimit fushor trajnues të planifikuar nga NATO.
Objektiva operacionale të këtij ushtrimi ruso–serb janë propaganda, kundër inteligjenca, Psyc OPS që është standard procedural veprimi i operacioneve të ushtrisë ruse për të krijuar konfuzitet te forcat e vendit rivale dhe për të ngatërruar dhe prishur elementet thelbësore të misionit.
Qëllimi i Rusisë është që ta përgatisë Serbinë që të përfaqësohet në konfliktet e ardhshme, kuptohet jo në zonat e përgjegjësisë së NATOs apo ShBA por në zona strategjike të operimit si në Siri apo Afrikë.
A paraqet koj rrezik për Kosovën, koj do te ishte çështja shqetësuese e institucioneve përgjegjëse të Kosovës dhe vet qeverise përkrah situatës së krijuar nga epidemia e virusit.
Edhe pse personalisht mendoj se kjo do të përbënte minimumin e kërcënimit, kjo nuk na liron nga detyrimi i konsideratës ndaj zhvillimeve në fqinjin tonë me të cilin kemi ende konflikt jo vetëm politik, të hapur!
Problemi do të vinte nëse pas përfundimit dhe tërheqjes ruse, të lihen një sasi armatimesh dhe fluturakësh në Serbi. Kjo do duhej të nxiste shqetësim real për sigurinë rajonale dhe të Republikes së Kosovës me fargjilitetin politik dhe mosbashkrendimin politik institucional dhe në raporte me partnerët tanë strategjik, nga qeverisja aktuale.
Përkundër futjes së Serbisë në sistemet e reja të armëve të siguruara nga Rusia, punën në përmirësimin e veprimit taktik ekipore midis Rusisë dhe Serbisë, përmirësimin e aftësive për QRF (forca të reagimit të shpejtë), ekspediviteti në zbarkim në operacione, mundësia për të kryer operacione të përbashkëta në kufirin e Kosovës, operacinet inteligjente, operacione të kundër inteligjencës, kryerjen e operacioneve propagandistike kundër Kosovës, etj.
Megjithatë mendoj se nuk ka me patjetër kërcënim imediat për Kosovën. Ushtria jonë mund ta përdorë këtë stërvitje, si një mision për të testuar veprimin në kohë reale kundër një armiku të mundshëm në të ardhmen, dhe të forcojë punën ekipore me forcat e tjera miqësore në rajon dhe NATO.

6. Kosova dhe Shtetësia në ?

Pozicioni hierarkikë të jep mundësi të të parit politik në distance, të proceseve politike dhe zhvillimore në kontekst me të gjerë gjeopolitik dhe gjeostrategjik.
Është parim ushtarakë se nuk shohin si ai në krye të shkallëve, si ata që qëndrojnë në hierarki vertikale.
Por, papërgjegjësia e mbuluar edhe me mungese transparence, përgjegjësie dhe llogaridhënie të tillët i bën të pushtetshëm dhe të rrezikshëm për stabilitetin politik dhe dimensione tjera në vend.
Si shtet i ri dhe me një stabilitet fragjil e sensitiv, iu jemi nënshtruar shumë presioneve politike të shumë iniciativave me karakter gjeopolitik dhe gjeostrategjik për përmbylljen e shtetësisë sonë.
Deri me tani veç i kemi kaluar demonstrativisht dy opsionet e par të lansuara për zgjidhjen finale të procesit të shtetësisë së Kosovës dhe deklarativisht i kemi futur në proces dy të fundit.
Por invazioni politik dhe ekonomik i unioni euroaziatk me lidership rus, ende po jep efekte të dëmshme në rajonin e Ballkanit dhe tani edhe në Kosovë.
Këto ditë me vendimin e qeverisë së re iu anulua kontrata kompanisë amerikane apo konsorciumit te shumëpërfolur për ndërtimin e TEC të ri. Ka arsyetime pro et contra për të dyja qëndrimet politike e profesionale tashme të polarizuara skajshmërisht.
Por, nëse ky anulim i hapë e rrugë gazit rus në rajon edhe në Kosovën që ende po lufton në mes “skiles e karidbes” të dy unioneve atij të BE qe e kemi orientim strategjik kombëtar dhe atij EUROAZIATK që vije nga skenarët ogurzi të liderëve të dëshpëruar e dështak të rajonit të Ballkanit. Ky hap po qe është hap në përmbushjen e objektivave të “mini” shengenit Rama – Vucic, “makro” shengenit Kurti apo ndonjë miniplani “marshall” që gjithsesi qojnë në zhbërjen e subjektivitetit shtetërorë të Kosovës.

7. Lugina në shtetrrethim!

Në ditët e javët në vijim do te kemi shumë aktivitete përreth kufirit të vendit tonë dhe shkelje të hapësirës ajrore e tokësore të Kosovës meqë tani më Serbisë i janë hequr kufizimet sa i parket tampon zonës së sigurisë në tokë dhe ajër.
Ndërkohë se nga burime brenda Luginës së Presheves, veç njoftohet se Serbia ka koncentruar trupa enorme përgjatë vijës kufitare në tërë gjatësinë e saj me Republikën e Kosovës, dhe po ashtu sasi të madhe trupash dhe pajisjet luftarake të blinduara në brendi të vendbanimeve me qytetarë shqiptar që ngjajnë më shumë me shtetrrethim sesa masa të gjendjes së jashtëzakonshme në emër të luftës për izolimin e pandemisë epidemike.
Me tw drejtw njerëzit e Kosovës janë të shqetësuar për lëvizjen e madhe të trupave dhe pajisjeve në të gjitha zonat e Evropës, por kjo është normale po ti referohemi lëvizjeve të tilla në të kaluarën, ndaj ne nuk duhet të indikohemi nga propaganda e Rusisë dhe Serbisë. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm për kufijtë tanë, me fokus në aktivitete në fushën e kontrabandës, dhe aktiviteteve gjatë javëve të ardhshme.

Të ngjashme