Coronavirusi “prodhoi” distancën fizike, jo atë sociale

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 19:47 | Nga Fadil Maloku

Jo distancë sociale, po distanca fizike.

Fillimisht duhet shkurtazi ta japim një gjykim sociologjik, lidhur me përkufizimin e termit apo konceptit të identifikuar si distancë sociale, e që rezulton si pasojë i pandemisë globale të Coronavirusit. Themeluesi i distancës sociale, sociologu amerikan Robert Ezra Park (1864 -1944) ishte një sociolog urban amerikan që konsiderohet të jetë një nga figurat më me ndikim në sociologjinë e hershme të Sh.B.A. Park sociologjinë arriti ta shndërroi nga një disiplinë filozofike pasive, në një disiplinë aktive, të rrënjosur në studimin e sjelljes njerëzore.

Distanca sociale në realitet në shkencat sociologjike mund të shpjegohet si një masë e kriter i “afërsisë”midis dy individëve, dy grupeve etnike e klasore, apo edhe atyre racore e kulturore, të cilat këtë distancë të “afërsisë” e ruajnë dhe e kultivojnë kryesisht përmes ndjeshmërisë emocionale. Pra, duke parë se distanca sociale, në fakt qenka “produkt” i emocionit, individual, grupor e klanor, atëherë kuptojmë që ky tip distance realisht qenka një lloj distance fizike e jo sociale, ashtu siq na është prezantuar në medie dhe rrjete sociale.

 Në fakt, distanca sociale konsistohet si një lloj standardi sociologjik i cili në të shumtën e rasteve formësohet dhe brumoset kryesisht nga mjeteve të komunikimit masiv. Kurse kriter kryesor për matjen e kësaj distance merret shkalla e distancës sociale Bogardus.

Por, çfarë është shkalla e Bogardusit? Shkalla e distancës sociale është një shkallë e ndërtuar nga Emoj Bogardus, për të ekzaminuar dhe matur dimensionin e distancës të përcaktuar si shkalla e gatishmërisë së një individi për të pranuar (apo edhe refuzuar) një lloj statusi të veçantë të raportet shoqërore me një anëtar tipik të një grupi tjetër shoqëror, fetar, racor, etnik, apo edhe kulturor.

Ekzistojnë ca tipe apo kuptime të distancës sociale. Më të njohura janë: Distanca sociale afektive: Që është një termë i cili vetën e saj si koncept dhe si praktikë të sjelljeve midis njerëzve, e “kategorizon” vetvetiu në situatat sociale.

Ky lloj “kategorizimi”, si normë e sidomos si sjellje sociale në shoqëritë e caktuara ka peshē dhe luan rol shumë të rëndësishëm. Sidomos në krijimin e raporteve midis grupeve të ndryshme sociale. Distanca aktive sociale, shquhet si distancë sociale qē ka për qëllim identifikimin e simpative dhe joshjeve që I bëjnë në “këmbimoren” kulturore, grupet dhe komunitetet e ndryshme gjinore, sosh klasore, fetare etnike, e racore.

Bogardusi, duke u bazuar në këto raporte që shoshiten në këtë lloj “këmbimoreje”, e ndërtoi shkallaren e vetë që më vonë do ta cilësoj si “distancë sociale”. E që sot pas pandemisë së coronavirusit ka hyrë në komunikimin strategjik të medieve sociale.

 Distanca sociale normative, është tipi tjetër i distancës që funksionon si kategori normative. Distanca normative shoqërore u referohet normave të pranuara në shoqëri të caktuara. Ajo merret me kategorizimi e brendshëm të individëve në suaza e ambiente të caktuara sociale.

Këto norma, tani specifikojnë dallimet midis “nesh” dhe “atyre”. Distanca sociale ndërvepruese, si tip i tretë më shumë ka të bëjë me shkallaren apo intensitetin e bashkëveprimeve midis grupeve të caktuara (racore, fetare, gjinore, politike, kulturore, etj.), ku fokusi është më shumë i koncentruar në afërsinë midis tyre. Distanca ndërvepruese, në fakt ngjanë më shumë me distancën kulturore, që për objekt analize zakonisht merr “kapitalin” sociokulturor që njerëzit posedojnë në kulturat e tyre.

Matjet bashkëkohore të distancës sociale (jo distancës fizike) zakonisht përqendrohen në ekzaminimin e marrëdhënieve midis grupeve të ndryshme shoqërore.

Marrëdhënie dhe raporte të cilat në shoqëritë multietnike, multiracore e multifetare e multikulturore (siç është psh. shoqëria amerikane) pretendohen të futen në “kazanin shkrirës”(melting pot), në mënyrë që më lehtësisht tē ekzaminohet shkalla e asaj që shquhet si “distancë sociale”. Pra, përdorimi i fjalës “distancë sociale”, e cila u familjarizua me shpejtësi drite në ambientet tona, në fakt s’ka tē bëjë asgjë me distancën e vërtetë sociale, që sociologjikisht ka tjetër kuptim dhe porosi.

Ajo çfarë kemi bërë gjatë gjithë kohës së  karantimit, është faktikisht distancë tipike fizike! Është e tillë, edhe për shkakun se përmes kësaj distance (dy metërshe) është pretenduar tē identifikohet ajo “vija e kuqe”, e sulmit që e “kultivij” coronavirusi! Distanca qē pretendoj të krijoj situata fizike, por, jo edhe sosh sociale (shkaku se kështu dëmtohet keqazi raporti dhe marrëdhënia midis njerëzve, gjinive, komuniteteve, etj.) është preventiva më e suksesshme gjerë tani, për ta mbajtur në distancë covid19…

Të ngjashme