Deklaratat me hile, dhe një e vërtetë, të kryeministrit Kurti

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 21:35 | Nga Kimete Berisha

Thëniet e Kryeministrit – 10-13 Shtator 2021!

1. Kryeministri: ‘Unë MENDOJ se NATO nuk do të largohet nga Kosova’!

(Koment: Siguria e Kosovës varet nga mendimet, vrojtimet, perceptimet, parandjenjat dhe ndjenjat e Kryeministrit.
…I Think You Should Leave).

2. Kryeministri: ‘Serbia më nuk mund të bëj luftëra në Kosovë e Bosnje, siç ka bërë në SHEKULlIN e kaluar’!

(Koment: Kryeministri thotë se ‘ato luftëra i ka bërë Serbia motiiiii – në shekullin e kaluar, kështu thotë: për t’u dukur krimet serbe “shumë larg’.

Nuk thotë Serbia ka kryet gjenocid në Kosovë para 21 viteve, sepse i duket ‘shumë afër’!

Pra, e vjetron armiqësinë me Serbinë, për t’ia humbur kuptimin dhe peshën armiqësisë!

HILE më të madhe dhe më të poshtër se kjo, nuk ka!

3. Kryeministri: ‘Zgjedhjet lokale nuk janë njësoj si zgjedhjet qëndrore’!

(Koment: Ky zbulim i Kryeministrit është i saktë).

4. Kryeministri: ‘Arkivat e UÇK-së duhet të hapen, sepse s’kemi çfarë të fshehim’!

(Koment: UÇK u demilitarizua në vitin 1999.
UÇK nuk u administrua nga UNMIK-u (qysh thotë Kryeministri), sepse UÇK nuk ekzistonte.
Veteranët e UÇK-së thonë s’kemi arkiva-Kryeministri i thotë Serbisë ‘kanë arkiva’!

Kjo është hile edhe më e madhe se hilja e lartcekur.

5. Goran Bregoviq nuk bën të shkoj në Korçë për të kënduar ‘Çdo gjë mund të jetë rokeneoll’,
kurse Liburn Aliu, pasi e mbylli kufirin me Shqipërinë, shkoi tinëz në Beograd për ta nënshkruar marrëveshjen: ‘Ruski voz’!

Shpeshherë Treni i gabuar e ka çuar Paulo Coelhon në vendin e duhur!

Koment: ‘As krejt postierët e Rusisë (me fotografinë e Leninit në pullë postare) nuk mund të ta dërgojnë në zarf mendimin e keq që e kam për Ty’!

6. Kryeministri: ‘Jemi për shtyrjen e zgjedhjeve, por s’e imponojmë qëndrimin tonë’.

(Koment: Do të thotë, nëse duan Vetëvendosja e imponojnë qëndrimin e tyre, por fati ynë që kësaj radhe po lëshojnë pé’!

7. Kryeministri: ‘Profesionistë të të gjitha fushave, aplikoni’.

(Koment: Thirrja tejet kreative e Kryeministrit Kurti është e frymëzuar nga Manifesti i Marksit: ‘Punëtorë të të gjitha vendeve, bashkohuni).

P.S. Kur u pyet pse i ka ftuar në takim partitë e pacertifikuara, Presidentja Osmani tha:

‘Tek e fundit, si e para vendit, unë vendosi kë ta ftoj në takim’!

(Koment: Pra dëshirat e Presidentes janë Urdhëra për Ne).

Të ngjashme