Demarkacioni sfidon sigurinë

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 15:16 | Nga Burim Ramadani

Rikthimi i demarkacionit për ratifikim në Kuvendin e Kosovës pritet ta ndezë edhe një herë skenën politike. Derisa pozita insiston që Kosova nuk humbë asnjë metër territor, është opozita e cila ka kundërfshtuar fuqishëm marrëveshjen e arritur me palën malazeze dhe ka paralajmëruar se njëjtë do të veproi kurdo që qeveria tenton ta ratifikoj demarkacionin.

Por ekspertët e sigurisë pohojuni se çfarëdo që të jetë vendimi i deputetëve, ai nuk duhet të përkthehet në çështje të sigurisë.

Në një prononcim për Indeksonline, Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Burim Ramadani ka theksuar se vendimmarrja rreth ratifikimit të demarkacionit duhet të jetë vetëm politike dhe assesi e eskalimit të gjendjes së sigurisë.

“Është e pritshme që demarkacioni të ringritë tensionet politike, por ato nuk duhet të përkthehen në çështje të sigurisë. Dhe nuk besoj se do të kthehet në problematikë të madhe të sigurisë. Në fakt, tensionimi politik tashmë është arritur në periudhë të gjatë, ndërsa herë pas here ka pasur sfidim serioz të stabilitetit të sigurisë”, ka thënë Ramadani,

Për Ramadanin, elita politike duhet të marr vendime vetëm politike, por nuk duhet në asnjë të sfidohet siguria.

“Institucionet dhe elita politike le të marrin vendime politike, por jo të sfidojnë sigurinë. Unë nuk besoj se do të ketë trazira, porse mund të tentohet sërish sfidimi i sigurisë. E mira e kësaj periudhe të muajve të fundit është se pjesa më e madhe e opozitës ka qartësuar se nuk do të përdorë mjete joparlamentare, ndërsa një pjesë më e vogël opozitare ka mbetur në qëndrime të mëparshme”, ka shtuar Ramadani.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se qeveria duhet të tregojë maturi politike dhe kombëtare, duke pasur parasysh se asgjë nuk është më e rëndësishme se ruajtja e sigurisë nacionale të Kosovës.

“Në këtë kontekst, edhe veprimet qeveritare duhet të jenë në përputhje me aftësimin e institucioneve për të mos lejuar trazira eventuale apo përkeqësim të sigurisë. Retorika politika duhet të jetë e matur dhe e argumentuar, në mënyrë që në asnjë moment të mos ketë incidente apo përkeqësim të situatës së sigurisë”, ka përfunduar Ramadani.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme