Depresioni është njëmend, nuk është lojë!

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 08:11 | Nga Gentian Jetishi

Vetëvrasja shkaku i dytë kryesor i vdekjeve tek të rinjtë! Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vëmendjen prej kohësh për rrezikun që paraqet sëmundja e depresionit. 264 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni. 15% të njerëzve me depresion përfundojnë me vetëvrasje.

Sipas të dhënave të përditësuara këtë vit nga OBSh, vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes së të rinjve 15-29 vjeç. Edhe në BE vetëvrasja konsiderohet një nga tre shkaktarët kryesor të vdekshmërisë tek evropianët e rinj të moshë 15-35 vjeç.

Depresioni tek të rinjtë është i njëmend. Kemi hyrë në njëzetvjeçarin e ri, koha është që edhe shoqëria jonë shqiptare t’i dëgjojë më serioz paralajmërimet e hershme të ekspertëve të fusha përkatëse. Si  çdo zë i arsyeshëm brenda shoqërisë sonë edhe ekspertët e fushës së psikologjisë dhe sociologjisë  janë shpërfillur për dy dekada.

Në sondazhin e Gallup Polls të bëra në vitin 2005-2006 në 67 vende të botës të cilat kanë treguar se vendet fetare kanë përqindje më të ultë të vetëvrasjeve, kundrejt vendeve të deklaruara më pak fetare. Me dhjeta studime kanë treguar po këto rezultate, që indeksi i vetëvrasjeve është i ulët në shoqëritë ku feja luan rol në jetën e përditshme.

Studimi ‘A global perspektive in the epidemiology of suicide’ ka treguar që shkalla më e ultë e vetëvrasjes është në vendet Islame, pastaj tek vendet e krishtere dhe budiste. Indeksi i vetëvrasjeve në nivel global është tek vendet me shumicë ateiste, e sot dhe tek vendet që ushtrojnë presion për një laicizëm dhe sekluarizëm rigid, me një përjashtim total të fesë nga jeta publike.  

Laicizmi dhe suklarizmi e kanë bërë problematike çështjen e depresionit dhe vetëvrasjes edhe te shoqëritë me shumicë myslimane. Kësaj i ka ndihmuar dhe projeksioni ‘vehabist’ prodhim i para  dy shekujsh (pavarësisht emërtimeve teknike që i japin  vetës si ‘selefinj’, ‘ehlul hak’ apo së fundi dhe konservator’) ky projeksion ka çuar për herë të parë numrin e ateistëve në disa vende arabe deri në 5%, ndërsa në pjesën tjetër të botës ku janë shpërndarë idetë e këtij projeksioni, kanë futur në dyshim rreth fesë.

Mjaftueshëm për të mos e konsideruar serioz besimin fetar dhe mjaftueshëm për t’i mbyllur derën njohurive për fenë në procesin arsimor në sistemin publik.

Sistemi arsimor i dërrmuar nga pilotime e projekte eksperimentale të organizatave perëndimore, ka lënë anash dhe gati se ndaluar aspektet që kanë të bëjnë me njohuri që përmbushin dhe nevojat spirituale e metafizike.

Fund e krye në dymbëdhjetë vjet të procesit mësimor nuk asnjë njohuri të organizuar që i edukon fuqishëm për t’u përballur me sfida, për aspektet vlerat njerëzore, për përcaktim dhe punë të organizuar për objektivat jetësore. Pra hynë në shkollë si engjëj të pastër, e dalin të trullosur po orientim, pa përgatitje për jetë dhe pastaj jo të gjithë i mbijetojnë presionit të zhvillimeve të jetës.

Si edhe një herë tjetër do i  rekomandoja fuqishëm qeverisë, tash ose jo edhe shumë vonë dhe gjithnjë nëse ‘guxon’ që:

  • Fillimisht të ndaloj operimin e çdo projekti të çfarëdo organizate të huaje në shkollat publike
  • Të hartoj plan për nevoja dhe objektiva nacionale tona, dhe brenda nevojave tona t’u lejoj organizatave të huaja të operojnë në shkollat publike
  • Të përfshijë si lëndë obliguese lëndët si:
    • Etika
    • Objektivat jetësore
    • Orientimi në karrierë
    • Artet të bukura (Lënda Edukata Muzikore dhe Art Figurativ të përshihen në kuadër të kësaj lënde, përfshirë dhe Dizajni, aktrimi, filmbërja e artet tjera)
    • Mësime për fenë  (Njohuri për fetë tradicionale, fuqizimin e Islamit autokton)
    • Edukata Kombëtare (Secili nacionalitet në Kosovë mësime për kombin e tyre, njohuri të verifikuara)
    • Edukata Shëndetësore (krahas higjienës, shëndetit mendor, edhe njohuri për kulturës seksuale).

Asnjë suprenjeri s’ka për të ardhur të na shpëtoj. Ky është vendi ynë ose do punojmë gjithë në një projekt të përbashkët, ose ndarës s’ka për të mbet asgjë për asnjërin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme