Deputetja e VV-së: Vendit i është kthyer dinjiteti, tani qytetarët paraqiten kokëlartë para botës

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 15:37 | Nga Fitore Pacolli

Çdo ditë, Qeveria Kurti po prezanton një version tjetër të qeverisjes nga ato që kishim. Për herë të parë vendit i është kthyer dinjiteti. Kryeministri po çmohet e po vlerësohet nga shumë udhëheqës e deputetë të shteteve më të fuqishme evropiane e nga shumë akademik e profesorë nga universitete prestigjoze botërore.

U bë shumë kohë duke qëndruar kokëulur nga marrja. Udhëheqësit e vendit tonë ishin të paditur e të nënshtruar, që ndryshonin mendim vetëm sa për të përfituar për vete, të korruptuar e shumë lehtë të shantazhuar e edhe të akuzuar.

Tani qytetarët paraqiten kokëlartë para botës.

Tani kemi udhëheqës besnik, të ndershëm, të përpiktë e të mençur që qëllim të vetëm kanë mbrojtjen e interesave shtetërore.

Të ngjashme