Dhimbje që nuk falen!

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 19:40 | Nga Arton Muhaxheri

Sot 21 vite më parë si sot më kujtohet debimi shqiptarëve nga shtëpitë e tyre në Pejë, njëri nga ata isha edhe unë që bashkë me të gjithë shqiptarët po e përjetonim këtë tragjedi.

Isha vetëm 16 vjeç por saktësisht e kujtoj çdo detaj dy natë para dëbimit tonë përjetuam masakren dhe vrasjen e shqiptarëve të lagjës Dardania në Pejë, (aty ku banoja edhe une me familje) ashtu siç pêrjetuam edhe naten e tmerrshme ku si kafshë na futen në Palestren e Sportit Karagaçi në Pejë sepse atë natë flitej se do të sulmohet nga NATO kazerma e ushtrise serbe dhe palestra ishte shume afer saj ku nga nje sulm i mundshem do te kishte marr shume jete edhe te shqiptarëve qe forcat serbe me dhune na kishin futur qe ta kalojmë një natë aty.

Të nesërmen data 28/03/99 me qe nuk u sulmua ate natë kazerma erdhen kamiona ku i futeshin njerezit per ti debuar per ne Shqiperi deri sa nuk kishte kamiona te tjere dhe neve qe mbetem na orientuan per te ikur ne këmbë per në Malin e Zi.

Sot 21 vite më pas detyre e secilit nga ne eshte per te kerkuar drejtesi dhe denimin e kriminelëve serbe poashtu detyre e jona eshte qe gjeneratave te reja te ua percjellim këto ngjarje dhe si erdhem deri te liria.

Faleminderit UÇK
Faleminderit NATO

Të ngjashme