Dhjetë sugjerime për kryetarin e ri të Prishtinës

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 13:33 | Nga Bekim Salihu

E para: mos u merr me probleme individuale.
E dyta: Mos i fokuso krejt energjitë tua në politika sociale.
E treta: Mos e bëjë gabimin e tjerëve, qeverisja humb kuptimin, kur nis të arsyetohesh.
E katërta: Për punët tua, mos i bëjë të tjerët fajtor e përgjegjës, edhe nëse ke argumente. Kështu ka rrezik të bëhesh patetik.
E pesta: Mos u përpiq me ndryshua Kosovën, përmes Prishtinës, ngase do të përfundosh duke mos e ndryshua as Prishtinën.
E gjashta: Nëse mbetesh ligjor e parimor, kurrë me askënd nuk do të kesh problem. Nëse fillon, dikë me favorizue e dikë tjetër me përjashtue, pakënaqësia do të jetë e përditshme, deri në një ditë, kur ajo bëhet e përgjithshme.
E shtata: Mos e menaxho autoritetin e krijuar me eufori.
E teta: Ofro afër vetës njerëz që suksesin e punës nuk e masin me orar.
E nënta: Mos ndrysho si personalitet, nga ai, për çka je njohur deri tani, nëse po, nuk mbetesh as i kaluari dhe as i ardhshmi.
E dhjeta: Sugjerimi tanimë i dëgjuar, mos mendo për zgjedhjet e ardhshme, por për brezat e ardhshëm.

Të ngjashme