Dil Albin, trego, prano, përballu…

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 10:18 | Nga Arben Ahmeti

Albin!
Je ba i ndryshueshëm.
“E kush është i ndryshueshëm është edhe i ndikueshëm.
E kush është i ndikueshëm është edhe i korruptueshëm”.
Kështu të paktën Ti ligjëroje e gjykoje njerëz ndër vite.
Gjithë kritikën ndaj opozitarizmit kur të tjerët i shpallje tradhtar, hajna dhe e keqja absolute e vendit, e luftoje duke thëne se jeni bërë të ndikueshëm.
E vetmja e ndikueshme dhe e ndryshueshme aktualisht është lëvizja jote. Sepse nuk mund të paramendohet VV që bashkë me listën serbe voton për 11 milion euro për rrymën në veri.
Nuk mund të paramendohet VV që dorëzon UCK-në dhe hyn në dialog.
Kjo mund të jetë VV e Shpendit por jo VV e Albinit. Jo VV-ja për të cilën ti e luftove edhe Shpendin e edhe të tjerët me akuzën që duan devijimin e organizatës.
Kjo nuk është organizatë e komunitetit që refuzon të nënshtrohet deri në arritjen e Vetëvendosjes.
Për dallim nga Ti, unë nuk i gjykoj ndryshimet. E ke të drejtën me ndryshu.
Por, për këtë ndryshim e meritojnë një shpjegim të gjatë ata që të ndoqën, që sakrifikuan, të besuan e votuan. Sepse trk strukesh mund t’u shkojë mendja që je bërë i ndikueshëm, pastaj i ndryshueshëm dhe rrjedhimisht i korruptueshëm.
Dil Albin në një studio ku përballesh. Mos inskeno. Mos kërko largim moderatori e as intervista në veturë.
Dil Albin. Mos u struk. Dil, trego, prano. Përballu.

Të ngjashme