Dita “D” nuk është në Kosovë

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 10:20 | Nga Esad Dujaka

Kur para një viti shkrova libërthin tim (Duke pritur ditën “D”), nuk pata aspirata që do të them diçka më shumë se ato që kisha lexuar nga profesionistët nga shkenca e politikologjisë, ndërkaq që një mik imi më sugjeroi me dashamirësi se ditën “D” duhet kërkuar brenda vendit e jo atë shpëtimtare si të Normandisë të vitit 1944 (kur forcat e Aleancës hynë me mijëra trupa dhe i dhanë goditjen vendimtare ushtrisë gjermane hitleriane).

U pajtova me sugjerimin e mikut tim, me shpresë së njëmend Ditën “D” duhet kërkuar brenda Kosovës…

Megjithatë gjërat kanë marrë kahe tjetër, madje-madje shumë të pa dëshirueshme e pse jo edhe deridiku të pashpresë për popullin e këtij vendi që ende po përplitet me sovranitetin E NJËMENDËT të vetin!?

Por, duke u mbështetur në të gjitha ato që kanë ngjarë dhe po ngjanë pas datës 6 tetor të vitit të shkuar (zgjedhjet nacionale), kur menduam dhe fort shpresuam se pas 20 viteve pas çlirimit (e ende jo edhe e LIRISË SË VËRTETË) kasta kosovare politike është vetëdijësuar dhe do ta bëjë edhe një hap politik drejt quarjes së vendit përpara, argumentet po flasin e po dëshmojnë se fatkeqësisht as kjo kastë politike, pa dallime të mëdha ndërmjet tyre as për nga koncepti aksional, programor e veçmas e as ai kombëtar, kur fund e krye e kanë gojën plotë me bindje dhe me orientime pro perëndimore por që në të vërtetë në përafrimin e tyre të sinqertë as që shihet se e kanë sinqerisht, por shtrojnë kërkesa të ngushta partiake ku në plan të parë dalin konceptet hapur ato karrieriste që e kanë emrin thjeshtë POSTE, pra karrige, ose thënë më bukur – fotelje! E me popullin le të merret dikush tjetër!?

S’kemi thënë gjë të re nëse e përsërisim për të satën herë në këta tre muaj se kjo kastë politike e të gjitha kaheve fatkeqësisht nuk është liruar nga vetia dhe veçoria e krahinarizmave, kastave, feudeve (!), e deri te primitivizmat që na bëjnë skeptik se ai elementi INTELEKTUALIZËM i mirëfilltë MUNGON!

Zbërthimi i këtij elementi që ka emrin shpresë sidomos te shtresat e gjëra popullore (të demoralizuar jashtë masës), nuk po qet diçka të re në dritë sepse po thuhet se intelektualizmi i mirëfilltë ka rënë në një situatë ku ka humbur besimin se mund të jetë element me ndikim në këtë shoqëri të re, kurse një pjesë e vogël e saj është angazhuar në sistem por që është e pazonja dhe pa ndikim për t’i dhënë shtytje ndryshimeve pozitive!

Një pjesë e kësaj kaste intelektualësh të mirëfilltë, gjithnjë e më zëshëm po thuhet se paska shkuar në pushim para kohe(!), pjesa tjetër në pensionin e merituar, një pjesë e prijsëve të partive politik nuk po lëshojnë udhë e poste, prandaj prej këtej e qartë si loti se kjo shoqëri kosovare nuk mund të ketë shpresë për haprim të guximshëm e modern proevropian. Po përmendet herë pas here edhe një intervistë e ish diplomatit të mirënjohur amerikan, Xhejms Rubin, i cili në një gazetë kosovare pat thënë se ”prijësit e partive politike të dala nga lufta le t’ua lëshojnë rrugën më të rinjve në mënyrë që vendi të të shkojë përpara”. Z. Rubin sigurisht se ka menduar esull kur ka shtruar këtë problem, sepse gjatë historisë botërore është dëshmuar se ata që fitojnë luftën e kanë bukur të vështirë që ta fitojnë edhe paqen…

Dhe, të kthehemi te Dita “D”, a ta presim ardhjen e saj nga Brenda apo nga jasht? Unë gati që jam dorëzuar- së fundi gjithnjë e më hapur e më zëshëm po them se pres të na vijë nga jasht! Jo nga zarfi si dikur, sepse megjithatë kemi bërë një hap para (e ca fatkeqësisht prapa!), por pres një ndihmë ME

TË VENDOSUR NGA DIPLOMACIA AMERIKANE DHE AJO E BE-së që të mos pajtohen me ne kur nuk duam e nuk dijmë të dalim nga ky rreth vicioz ku lakmitë e ndryshme të ngushta politike e madje-madje edhe të kastave e të klaneve NUK po i japin shans DEMOKRACISË së njëmendët që të bëjë hapin vendimtar drejt civilizimit – diplomacisë dhe politikës moderne properëndimore!

Pra, me keqardhje për ata që po dorëdorëzon përditë e më shumë para tezës se Dita “D” nuk vjen nga ne kosovarët, pra as nga kjo kastë politike por pikërisht nga miqët tanë sidomos ata përtej Oqeanit, të cilët kanë planet e veta gjeostrategjike dhe se nuk mund ta presin kastën politike e cila po dëshmohet gjithnjë e më shumë se është e pazonja për të ecur përpara pa një ndihmë të fuqishme dhe VENDIMTARE, veçmas amerikane, ndryshe rrezikon që të dal nga sfera e interesave gjeostrategjike properëndimore e proamerikane që pastaj t’i gjasoj gjithnjë ed më shumë në një Qipro ose një Palestinë, e so e ka dëshmuar sa e sa here historia – se popujt e vegjël shtrenjtë e paguajnë e me vonesë të konsiderueshme më pastaj mvetësinë e vet të vërtetë aq shumë të pritur…

Pra, pa ndihmën e drejtpërdrejtë amerikane nuk ka as dalje të Kosovës nga kjo situatë aktuale, ku njëmend tanimë i gjasojmë atij autobusi që i bie trup nëpër livadhe të ujcaftëa dhe pa e shtyer nuk del dot nga batllaku…

Kujtoj se Kosova ka rënë aq thellë sa edhe udhëtarët nuk po mund t’ia dalin ta shtyejnë pa ardh dikush më i fuqishëm për ta qitur në kodër! E kodra ku është se?!

Krejt në fund: Njerëzit kanë humbur shpresën përditë e më shumë se Dita “D” do të vie nga Prishtina, por nga Uashingtoni,

Londra, Berlini, Parisi…

Koha do të tregoj e dëshmoj më së miri se

kush pati të drejt!

Të ngjashme