Do flasim për Festival apo për Tokë?

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 22:51 | Nga Eva Kushova

Kur Dua Lipa nisi “Sunny Hill Festival” , e bëri per emrin e Kosovës, per vendin e saj, për më shumë njohje të shtetit të ri.

Por tashmë e merr babai në dorë dhe bën pazare për tokë, për 99 vjet, kur as Dukagjini s’do jetë më, as Dua s’do këndoje dot më.

Çështja e tokës dhe e kontratës me kushte, mban erë, edhe pse nuk i dimë detajet. Jam e sigurt se Kosova nuk e pengon Dua Lipen të këndojë, madje mezi e presin t’i vënë në dispozicion gjithë territorin për Festivalin, pa ndarë prona e toka me letër.

Nëse është festival për njerezit, bëjeni për njerëzit, pa e politizuar dhe pa bërë biznes mbi kurrizin e qytetarëve.

Edhe pse Tirana është super e lumtur ta ketë këtë festival, nuk ka lidhje me ne, ai është ideuar për Kosovën. Nuk mund të gëzohemi me trishtimin e Kosovës, s’mund t’u marrim atë që i takon atyre. Druaj se Dukagjini po kërkon ato privilegje toke që nuk i arriti dot vete, dhe tani t’i perfitojë përmes famës së vajzës.

Ose diçka tjeter luhet në kuader të ‘Ballkanit te Hapur’, ku Shqipëria preferohet shumë, ndërsa Kosova izolohet. Mjaft të mendosh që Dua Lipa deri me sot ka qenë e ndaluar dhe të degjohet në Serbi.

Meqë do të kendojl ne Tirane, do jete e dashur dhe ne Serbi. Ecim me Ballkanin e hapur…ku lobimi kunder Kosovës është në nivelet me te larta

Të ngjashme