Duhen masa rigoroze dhe gjithpërfshirëse, kjo bëhet me ligj ose shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 11:45 | Nga Tahir Ahmeti

Shëndeti i qytetarëve në këtë fazë, mbrohet duke zbatuar izolimin nëpër shtëpi.

Kjo, po shihet qartë që nuk po arrihet plotësisht përmes rekomandimeve dhe thirrjeve publike.

Për lojëra politike po pësojnë qytetarët.

Duhen masa rigoroze dhe gjithpërfshirëse, kufizimi i lëvizjes të zgjatet në periudhë kohore, në tërë territorin e vendit. Kjo duhet të bëhet qoftë me ligj në Kuvend, qoftë me shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme.

T’ia lëmë stafit mjekësor trajtimin profesional dhe policisë e ushtrisë mirëmbajtjen e sigurisë. Kaq.

(Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC)

Të ngjashme