Dy anët e medaljes të shtrirja e tatimit në të ardhura

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 12:28 | Nga Egzon Kastrati

Nisma e qeverisë përmes lansimit të formularëve për deklarimin e të ardhurave që ata kanë gjeneruar vitin e kaluar dhe regjistrimi i këtyre të ardhurave për tatim ka dy anë të medaljes.

Ana pozitive përmes kësaj shtrirje tentohet të formalizohet ekonomia e cila mbi 30% është informale dhe të rriten të hyrat e buxhetit përmes tatimit të këtyre të ardhurave, respektivisht (të hyrat nga qiraja, kapitalet tjera, fitimet nga tregtimi i letrave me vlerë, kripto valutat etj. Në esencë do të ndikoj pozitivisht në gjenerimin më të madh të të hyrave për buxhetin qe rrjedhimisht mund të cilësohet si pozitive. Pra, praktikisht nëse një individ ka gjeneruar të ardhura 100.000 Euro, do të paguaj 10% normë tatimore në të ardhura qe i bie 10.000 Euro.

Ana tjeter me inpakt negativImage.jpeg – rrjedhimisht brishtësia e madhe ekonomike e Kosovës me standard të ulët jetësor, informalitet, rritja e kostos se jetesës e sidomos gjatë këtyre 3 viteve të fundit si pasojë e pandemise dhe rritjes se çmimeve do ta rris në masë të madhe tendencen për informalitet, situata jo adekuate e përformimit ekonomik mosbesimi në institucione, mosevidenca e realizimit të këtyre të ardhurave , keqinterpretimi dhe frustrimi i qytetarëve si pasojë e rritjes së kostos së jetesës si dhe mosveprimi institucional për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve do ta pamundësoj shtrirjen e kësaj norme tatimore tek pjesa më e madhe e qytetarëve.

Ana negative është mosgadishmëria e qytetarëve për t’i deklaruar kostot ekonomike që ata do t’i kenë dhe mungesa shumë e madhe e edukimit dhe besimit në institucione për kthim/investim për përmirësimin e jetës së tyre. “Qytetarët do të paguajn atëherë kur besojn në kthim të këtyre mjeteve si investime për ta”.Egzon Kastrati !

Të ngjashme