E ardhmja e Bashkimit Evropian

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 15:24 | Nga Arbnor Sadiku

Bashkimi Evropian është organizatë mbi nacionale, e cila siç e thoshte ish sekretari i amerikan i Shtetit, Henry Kissinger se “krijimi i një Evrope të bashkuar ishte një nga ngjarjet më revolucionare të kohës sonë”. Siç e dimë nxitja e këtij revolucioni vinte për një varg motivesh, të cilat i dimë dhe na i ka mësuar historia.

Në fillim, Evropa shikoi procesin e integrimeve evropiane si një rrugë të kapërcimit të rivaliteteve vetëvrasëse politike dhe ekonomike që e kishin quar atë apo thënë mirë Evropën, në dy luftërat botërore, dhe mësimi që ishte marr nga humbjet e kaluara, shprehte vullnetin e mirë për bashkëpunim në të ardhmen në mes shteteve evropiane, të prira nga Franca dhe Gjermania .

Para së gjithash duhet të thënë, se shumë autor të huaj kanë ardhur në konkludime të tillë, se Franca mbështeti integrimin e saj në Bashkimin Evropian në mënyrë që Gjermania të mos shfaqet më si kërcim kombëtar për të.

Kurse, Republika Federale e Gjermanisë u angazhua për idealin e një Evrope si një mënyrë për të diferencuar veten nga të qenurit satelit sovjetik Gjermania Lindore, dhe si një zëvendësim për unitetin e saj të brendshëm kombëtar.

Britania e Madhe, si trashëgimtare e një tradite historike, gjithmonë e ka konsideruar unitetin e Evropës si një kërcënim britanik, megjithatë, ajo kishte vazhduar të mbështeste Evropën në disa marrëveshje ekonomike, por duke qenë shumë e kujdesshme në mos shndërrimin e vet në një province të Evropës, dhe duke mos cenuar raportet e saja të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja, kishte mbështetur pa masë që nga viti 1963 bashkimin e Evropës, që nga ish presidenti Kenedy, i cili thoshte se një bashkim i Evropës na mundëson mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe ruan aleancën SHBA-Evropë, në tejkalimin e sfidave përtej atlantikut.

Evropa forcohej matej me fuqizimin e traktatit të Mastrihtit në 1992 nga Gjermania dhe Presidenti Helmut Kohl, ku nga ky traktat u krijua edhe monedha e Euro-së, dhe si e tillë i hapi rrugë krijimit të një politike të jashtme dhe të sigurisë së përbashkët në Evropë.

Por, gjithmonë kështu nuk është kuptuar krijimi i Evropës vetëm si formë bashkëpunimi në mes SHBA-së dhe Evropës, të paktën jo për ish Ministrin e Jashtëm francez Hubert Vedrine i cili kishte thënë se qëllimi i krijimit të identitetit Evropian është që të zvogëlohet dominimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushat ku ajo është eprore sikurse : ekonomia, çështjet monetare, fushat ushtarake dhe të teknologjisë së avancuar, mënyrën e jetesës, si dhe në gjuhë dhe kulturë.

E ardhmja e Bashkimit Evropian duhet të jetë një Evropë e bashkuar me apo pa Britaninë e Madhe në të, duke e parë imperializmin e ri rus, të udhëhequr nga presidenti V.Putin.

Kaosi i tillë mund të ndalet vetëm nëse SHBA dhe Evropa nuk paraqiten si rival të denjë karshi sfidave që i sjell koha, dhe që lidhen kryesisht që lidhen me të ardhmen e Rusisë, zhvillimin e saj të brendshëm, dhe marrëdhëniet e saj me rendin ndërkombëtar.

Kombet e Atlantikut sipas ish sekretari i amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, kanë tri sfida të mëdha para tyre : a) Duke qenë në demokraci kombet kanë kryesisht politikë të lirë të tregut, ato duhet të kujdesen për të parandaluar rëniet ekonomike, sepse kombet nuk kanë zgjidhje tjetër përveç bashkëpunimit dhe koordinimit të politikave të tyre, për shmangien e një krize globale ekonomike e cila përbën rrezikun kryesor për demokracinë bashkëkohore. b) Sfida ekonomike është e ndërlidhur me atë demokratike, pothuajse të gjitha vendet evropiane nuk do të mbështesin popullsinë aktuale, e cila tanimë është e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat për punë në një ekonomi globale.

c) Sfidë tjetër mbetet çështja e të ardhmes evropiane e një rajoni të gjerë deri lindje të kufijve të NATO-së, dhe Bashkimit Evropian. Përfundimisht mendoj se Bashkimi Evropian duhet të konsolidohet në të gjitha aspektet e saja, si : politike, ekonomike, juridike, dhe më së shumti në aspektin ushtarak, kur e them këtë, e kam parasysh faktin që Bashkimi Evropian medoemos duhet të konfirmojë vendosmërinë për të mbrojtur integritetin e tij territorial, edhe pa ndihmën e NATO-së, nëse paraqitet nevoja. Komponentë tjetër i unifikimit të

Bashkimit Evropian është edhe anëtarësimit i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian edhe nëse nuk plotësojnë të gjitha kriteret teknike, sepse në një bashkim prej treqind e ca milion njerëzish duhet të jetë i gatshëm të i pranoj në gjirin e vet edhe njëzet milion njerëz të tjerë nga Ballkani Perëndimor, nëse ketë e kërkojnë interesat evropiane dhe ato atlantike.

Të ngjashme