E pres me padurim Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Do të jem shumë i lumtur nëse Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme jetësohet.

Këtë ligj e pres si hasretin!

Pastaj, do ta shihni sa hajni është në politikë, në institucione shtetërore, në ndërmarrje publike, në agjencione por edhe në OJQ.

Shumë do të isha i lumtur, nëse secili zyrtar publik detyrohet ta deklarojë pasurinë dhe pasuria e tyre do të verifikohej nga A deri në Zh.

E pamundur është që brenda dy vitesh, “fukaraja” të bëhet milioner me vetëm një pagë!

Ja pak shembuj të matematikës logjike-politike:

Me një pagë:

  1. Blen veturë komode, rregullon A-Zh shtëpinë dhe oborrin
  2. Shkollon fëmijën, apo fëmijët
  3. Blen tokë
  4. Blen banesë, pastaj, sërish blen banesë, pastaj edhe vilë për pushim dhe “shlodhje” nga punët me ngarkesë vështirë të përballueshme
  5. Shkon në pushime verore ekstra në vende “ohoho”

E populli i varfër paguan tatime dhe han “bukë e lëng”

Ama, me prokurorë dhe gjykatës të ndikimit politik, nuk besoj se mund të zbatohet ligji. Edhe një veting do t’i bënte mirë shtetit!

Me padurueshmëri!
Mehdi Krasniqi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme