Ecja e Albinit, pjesë e fushatës së afërt elektorale

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 16:36 | Nga Bekim Kabashi

Nese ish shku n’kembe dhe e kishin fotografu qytetarët e rastit, edhe do te mund te mos quhej fushate. Por ecja sheshit per ne zyre te dielen, i percjellur nga fotografi personal ka kuptim tjeter.

Une po e shoh edhe si pjese te fushates se afert elektorale. Me se largu, zgjedhje pritet te kemi pas nje viti, kur te deshtoje zgjedhja e presidentit.

Albini ka synim nje qeverisje me fuqi me te madhe politike, e jo ta kete Avdullah Hotin aty ne krahun e tij te djathte qe ja konteston (me te drejte) cdo vendim.

Cfare po ben Albini qe ta rrise voten:

Ka urdheruar policet qe ta vozisin ngadal dhe pa alarme. E kunderta e lidereve tjere qe voziteshin me vrull dhe gati sa nuk i shkelnin popullin. Popullin e pengonte kjo, dhe Albini e di, prandaj edhe po e thekson te kunderten.

Del ne pune edhe te dielen, qe te thote se une per ju do te punoj shume.

Ja ul pagen vetes, qe te thote se une nuk kam ardhur te pasurohem, por te punoj per ju, bile edhe te dielave, kur shumica prej juve pushoni.

Shkon ne zyre ne kembe qe te thote se une jam sikur ju, jam i juaji.

Por, a jane keto me te rendesishmet qe duhet te priten nga nje kryeminister. Sigurisht se jo, por te mira jane gjithesesi.

Une me optimist per te ardhmen e vendit tim do te ndihesha, nese kryeministrin do ta shihja teksa ne Mynih takohet me Sekretarin Amerikan te Shtetit psh, se sa nese ai del te dielen ne pune dhe atje shkon kembe.

Kjo me shume me jep te kuptoj se kryeministri ne kete faze nuk e ka prioritet dialogun me Serbine, e as shqetesimin nese SHBA ja kthen shpinen Kosoves, por rritjen e simpatise te populli, te cilen do ta shnderroje ne vote per zgjedhjet e ardhshme, te cilat duket se nuk jane shume larg.

Të ngjashme