Edhe plehrat kishim mangët?

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 09:53 | Nga Partizan Cene

Më kujtohet një takim që kryeministri i tanishëm, zoti Edi Rama , bëri me emigrantët në Greqi në maj 2013, disa javë para zgjedhjeve të fund qershorit të atij viti, dhe unë personalisht e pyeta për ligjin e importit dhe ciklimit të plehrave në Shqipëri , dhe ai u përgjigj shprehimisht dhe shkurt:

” Plehrat në Shqipëri i sjellin ata që janë plehra. Ne do ta shfuqizojmë ligjin , sa të marrim pushtetin”. Dhe për ironi të shqiptarëve , këtë bëri atëherë qeveria e Rilindjes. Por sot, janë pikërisht këta , që dikur e kanë pështyrë atë ligj, sot e lëpinë të pështyrën e tyre, duke miratuar një ligj që ka im-pakt moral dhe sensacional, veç dëmit ekologjik që i shkakton vendit.

Në këtë kuadër, me revoltë dhe pse jo me nevrik u prit miratimi i i këtij ligji në diasporën e shqiptarëve që jetojnë në Greqi!

Me njëherë, organizata emigrante, Federata e Shoqatave shqiptare në Greqi, si dhe Grupimi i Intelektualëve Shqiptarë Emigrantë në Greqi , kanë reaguar negativisht dhe fuqishëm, për miratimin e këtij ligji!

Ata kanë premtuar për aksion qytetar në emigracion , me qëllim që Presidenti i Republikës, të mos e miratojë si hap të parë, dhe pastaj ti bashkohen Aksionit Kombëtar Qytetar, për organizimin e një referendumi, po të jetë e nevojshme me qëllim ndalimin e këtij ligji aspak të dëshirueshëm për të gjithë shqiptarët.

“Janë vetë kushtet e pa përshtatshme, është vetë stadi i zhvillimit të vendit që nuk, si i pa përgatitur institucionalisht dhe pa një infrastrukturë të domosdoshme për veprimtari të tillë biznesi, që e bën të pa dëshirueshëm importin e plehrave në vendin tonë.” .. thuhet ndër të tjera, në komunikatën e Intelektualëve Emigrantë Shqiptarë në Greqi..!

Këtu në Greqi , biznesi i riciklimit , filloi , mbas 14 vjetësh kundërshti, dhe më në fund, në vitin 2014, qeveria, pasi plotësoi të gjitha kushtet tekniko strukturale dhe ligjore, e lejoi me ligj. Por edhe pse kështu, ky biznes, vazhdon akoma të ketë kundërshti në shtetin helen, pasi shumë mbetje nga mbetjet, janë të rrezikshme për ambientin , dhe shoqatat qytetare greke e shikojnë si shkaktare të ndotjes së mjedisit.!

Ky është edhe një fakt shembull, që e mbështet shqetësimin e emigrantëve në Greqi, që ky ligj do të sjellë më shumë të këqija se sa përfitime për ekonominë shqiptarë.

Nga ana tjetër, ekziston dyshimi, duke u nisur nga rrugët që ndoqi hyrja dhe aprovimi i këtij ligji, se një dorë korruptive mafioze, shikon interesat personale dhe nuk ka ndjeshmëri për im-paktin mjedisor që mund të sjellë zbatimi i këtij ligji. Kthimi i Shqipërisë në një kosh të madh plehrash evropiane , është shqetësim real.

Koha do të na japë të drejtë !

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme