Edukimi seksual, 27% e njerëzve e konsiderojnë të padobishëm

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 14:05 | Nga

Më shumë se 8 në 10 britanikë mendojnë edukimi seksual duhet të jetë i detyrueshëm në shkolla.

Konstatimi vjen pas një studimi të kryer nga Plan International UK. Nga sondazhi, ku morën pjesë 2007 të rritur rezultoi se, 85% e të anketuarve mendojnë se edukimi seksual duhet të jetë i detyrueshëm në shkollat shtetërore, 83% besojnë se duhet të jetë i detyrueshëm në shkolla private dhe 82% janë pro edukimit seksual në shkolla fetare.

Vetëm 27 % e të anketuarve e shihnin të pa arsyeshme edukimin seksual në shkolla.

“Vajzat shprehen se vuajnë ngacmimet në shkollë, ata nuk ndihen të sigurta në internet dhe janë të frikësuar në rrugë. Ata na thonë pa mëdyshje se edukimi seksual në shkollë është një nga mënyrat më të rëndësishme për të ndihmuar për ndryshimin e kësaj situate”, thonë hulumtuesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme