Ekziston mundësia që Rusia të ndërhyjë në veri të Kosovës

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 17:22 | Nga Fadil Pushkolli

Është pak e njohur se manovra ruse për marrjen e aeroportit të Sllatinës më 12 qershor 1999 kishte qëllim të përmirësojë pozicionin e Moskës në bisedimet mbi ndarjen e sektorëve në kuadër të pjesëmarrjes në KFOR.

Pala ruse ishte e gatshme për sektorin në veri, ku serbët ishin shumicë. Debakli i synimeve ruse pasojë, pas refuzimit të Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë për të dhënë leje fluturimeve të avionëve rus me përforcime të cilët ishin të gatshëm të uleshin në aeroport dhe të vënë NATO-n para aktit të kryer.

Marrëveshja e Helsinkut më 18 qershor të vitit 1999, rregulloi statusin e trupave ruse në KFOR, kufizoi numrin e tyre në një total prej 5 Batalioneve (maksimumi 3,600 ushtarë në vend të 10000 që është kërkuar në negociata), numri i tyre ishte shumë më pak se i vendeve perëndimore të veçanta (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania).

Rëndësia e Ballkanit për Rusinë

Rusia ka interesa serioze ekonomike në Ballkan. Duke pasur parasysh zgjerimin e BE-së, asaj i jep rëndësi edhe më të theksuara. Transit i energjisë ruse për në Bashkimin Evropian, përmes Ballkanit, në mënyrë të ngjashme ky koncept përshkruhet në platformën e politikës së jashtme të Federatës Ruse në vitin 2013.

Ky dokument Ballkanit iu është referuar si rajoni i një rëndësie strategjike për Moskën, mbi të gjitha në aspektin e infrastrukturës esenciale dhe si nyje e transporti për shpërndarjen e gazit dhe të naftës në Evropë. Një tjetër segment i rëndësishëm që duhet lexuar është gjeostrategjia ushtarake. Vetë NATO nuk mund të lejojë që në prapavijë të Rumanisë dhe Bullgarisë kanë një fuqi që do të ketë lidhje të forta me Rusinë. Kjo situatë sjell në pikëpyetje të gjithë sistemin e mbrojtjes ‘mburojën e lindjes në rast të agresionit rus në rajonin e Detit të Zi.’

Mundësia e ndërhyrjes ushtarake e Rusisë

Rusia është në gatishmëri dhe duke pritur momentin e duhur për të ndërhyrë, por si mund të ndodhë kjo? Në qoftë se komuniteti serb i veriut të Kosovës formojnë asociacionin e komunave serbe dhe pastaj, Beogradi kërkon ndihmë nga Moska për mbrojtjen e tyre, atëherë Rusia përsëri mund të dërgojë trupat e veta në Kosovë në përputhje me marrëveshjen e 1999 dhe Rezolutës 1244 që është ende në fuqi.

Forcat ushtarake ruse për ndërhyrje “VDV”(forcat për desant ajror):

1. Divizioni 106 gardistë në Tule

2. Divizioni 76 gardistë

3. Divizioni 98 gardistë

4. Divizioni 7 gardistë

5. Divizioni 104 gardistë.

Nga 5 Divizionet për desant ajror që forcat ruse kanë, dy prej tyre kanë njohur për këtë rajon, sepse deri vonë ishin të pranishëm. Divizioni 98 gardistë ishte nga viti 1999- 2003, kur morën aeroportin e Prishtinës gjatë intervenimit të NATO-s, ndërkohë që divizioni 7 gardistë ishte në stërvitje të përbashkëta ushtarake ‘vëllazëria slloven 2016’ me serbët, batalionin e 63 desanto-parashutist në kufirin Kroaci-Serbi.

* Divizioni 7 Gardistë për desant ajror, e njohur me nofkën ‘Çerkez’ është formacion brenda forcave parashutë ruse. Pjesëtarët e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore luftuan në Evropën Lindore, pas luftës u vendosën në Kaunas të Lituanisë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, morën pjesë në shtypjen e kryengritjes në Hungari. Që nga viti 1993, baza e tyre është në Novorosijsku. Disa njësi të këtij formacion morën pjesë në shumë beteja kundër kryengritësve në rajonin e Kaukazit. Në atë kohë, rreth viteve 1990 mori shenjën ‘bjeshkët-arët’. Pseudonimi tjetër i vjetër është ‘Çerkez’, sepse një regjiment i tërë është i përbërë nga Kozake (regjimenta 108 Kuban Kozake për desant-ajrorë).

* Divizioni 98 gardist për desant ajror gjithashtu është pjesë e forcave parashutiste ruse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, divizioni 98 gardistë ishte pjesë e Këmbësorisë. Në vitin 2008 morën pjesë në luftën në Osetinë e Jugut. Ajo përbëhet nga dy regjimente: 217 dhe 299, të cilat janë stacionuar në afërsi të aeroportit ushtarak Ivanovo. Ka informacion sipas të cilave, në vend të regjimentit 299 është inkuadruar regjiment 331, nga divizioni 106 gardist “Tula”.

Fokusi i ShBA-së

Nëse ju referohemi deklaratave të Trampit në zgjedhjet presidenciale se do të shqyrtojë pjesën financiare të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe deklaratën e fundit nga kancelarja Merkel që ne duhet mësohemi të merremi më zgjedhjen e problemeve tona, pa ndihmën e SHBA-së, sugjeron se Shtetet e Bashkuara do të merren me procesin e ndryshuar në situatën gjeopolitike në botë, dhe kjo do të ndikojë në masë të madhe politikën e jashtme dhe të brendshme Amerikane.

Nëse bashkimi i madh Euroaziatik forcohet dhe bëhet konkurrenti kryesor i SHBA-së në luftë për ndikim në proceset globale, atëherë Shtetet e Bashkuara do të përgatiten për rolin e fuqisë së dytë të botërore. A do të shkojë në mënyrë paqësore apo Tramp do të veprojë me origjinalitetin e tij, ne do të shohim. Shumë politikanë amerikanë, studiues dhe financier, flasin për një luftë të re të ftohtë.

Ne mendojmë se përpos luftës së ftohtë do të pasojnë luftëra të kufizuara-kontrolluara të cilat sigurojnë pozitën gjeostrategjike. Shtetet e Bashkuara do të inkurajojë veprime që dëmtojnë ekonominë e Kinës, por nëse procesi i forcimit të organizatës së Shangait shkon më shpejt, ajo do të detyrojë Shtetet e Bashkuara të kthej veten nga aleatët e saj evropianë, pasi që ajo nuk do të jetë e vetmja qendër e forcës gjeopolitike.

Fushëveprimi i shtetit të Kosovës

Duke marrë parasysh se vitet e arta të zgjedhjes së çështjesh shqiptare kaluan, dhe gjatë kësaj kohe establishment shqiptar sipërfaqësisht u morën me to, nëse nuk dëshirojmë që prapë të jemi viktima të parapërcaktuara dhe nëse nuk dëshirojmë që historia të na përsëritet, shteti i Kosovës duhet më urgjencë të ndërmerren këto veprime:

* Të bëhet strategjia e Mbrojtjes në nivel mbarë kombëtar

* Të shpallet referendumi për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës

*Të bëhet e mundur aleanca në mes Shqipërisë – Kosovës – Kroacisë – Bullgarisë dhe Turqisë.

* Deri në konsolidimin e Ushtrisë së Kosovës, veteranët dhe pjesëmarrësit e UÇK-së të përbëjnë forcat rezervë të FSK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme