Emigrimet! A po rrezikohet Kosova nga ky fenomen?

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 12:59 | Nga Sami Behrami

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Migrimeve. Para 19 viteve (2000)
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara vendosi 18 dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare te Migrimeve. Ne ketë ditë në vitin 1990 është miratuar Konventa për Mbrojtjen e të gjithë emigranteve.

Emigrimi i popullsisë nga Kosova në vendet evropiane nuk është fenomen i ri. Kosova gjatë gjithë shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI ishte dhe mbeti territor tipik emigruese. Shkaktaret kryesor të cilat detyruan popullsinë të emigroj ishin dhe mbeten: niveli i ulët i zhvillimit
ekonomik, shkatërrimet nga luftërat si dhe situata jo e favorshme politike etj. Ekzistojn edhe arsye tjera që ndërlidhen me emigrimin siq janë ndertimi i sistemit bazuar ne kritere partiake e nepotizem duke mejanuar meritokracin dhe vlerat në ndertimin e sistemit etj.

Megjithse, arsyeja më kryesore për emigrim është pakënaqësia e qytetarëve të Kosovës me gjendjen aktuale të perspektivës socio-ekonomike dhe me nivelin e përgjithshëm të mirëqenies manifestuar këto me shkallë të lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve dhe përqindja
të lartë të njerëzve që jetojnë në varfëri.

Çështjet ekonomike që lidhen me papunësinë dhe varfërin janë edhe shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës. Hulumtimet e fundit të opinionit tregojnë se këtë dy parametra ekonomik janë edhe kërcënime të sigurisë kombëtare me të cilat përballet Kosova. Sipas këtyre të dhënave rreth 70 % e të anketuarve besonin se shkalla e lartë e papunësisë është kërcënimi më i madh për Kosovën.

Duke marrë parasysh shkallën e lartë të papunësisë dhe numrin e madh të njerëzve që jetojnë nën nivelin e varfërisë, emigrimi shihet si mundësi nga qytetarët e Kosovës për të gjetur një perspektivë më të mirë shoqërore dhe ekonomike jashtë vendit duke i shëndrruar emigrimet ne rrezik për zhvillimet demografik, socio- ekonomik e edhe të sigurisë në vend.

Këtë konstatim më së miri e ilustron e dhëna se vetem në periudhen 2010-2018, Kosoven e kanë braktisur rreth 220 mijë persona (sipas statistikave te ASK), që përbën rreth 1/5 e numrit të përgjithshem te popullsisë së Kosovës të vitit 2018, edhe pse paraprakisht ekzistonte bindja se me lirin dhe pavarësinë, Kosova do të shërohej edhe nga kjo plagë e vjetër shekullore.

Edhe më shqetsues është fakti se bazuar në sondazhe të ndryshme të realizuara në vend, rreth 50% e të anketuarve kanë shprehur dëshirën të ikin nga Kosova kryesisht gjenerata të reja.

Emigrimet përveç aspekteve negative të zhvillimit ( cilat do të prezantohen në vijim) karakterizohen edhe me zhvilllime pozitive të pamohueshme nëse menaxhohen dhe përcillen me politika të mirfillta dhe mbeshtetje institucionale, të cilat fatkeqsisht po i mungojnë Kosovës.

Pasojat demografik- pasojat e emigrimit sidomos të të rinjve janë të dukshme në karakterin demografik të popullatës. Emigrimet ndikojnë në madhësinë e popullsisë duke shkaktuart humbjen e asaj pjese të popullsisë, e cila përbën potencial zhvillimi, nivelin e lindjeve (me rënie të lindjeve), fertilitetit, rritjes natyrale së popullsisë dhe strukturat e popullsisë (demografike, ekonomike, sociale, etnike dhe të tjera) përcjell kjo me· shpopullim natyror, emigracionin e trurit (brain drain), plakjes të popullsisë etj.

Si pasoj e emigrimeve Kosova që nga periudha pas luftës së vitit 1999 ka treguar tendencë të stagnimit dhe zvogëlimit në numrin e pergjithshem të popullsis, ulje te numrit të lindjeve për 87.7% ose 1.9 here dhe shtimit natyror për 147.3% ose 2.5 here (2000/2018), rritje të pjesmarrjes së grupmoshave të vjetra te popullsis nga 9.6%(2011) në mbi 12% (2018). etj.

Efektet negative të levizjev migruese janë percejll ne shumë segmente të jetës me theks të veqantë në levizjen e pergjithshme të numrit të nxënësvë ne te gjitha nivelit e sistemit arsimor. Zvogëlimi i numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe i mesëm te ulet ne periudhën 2011-2018 për -51243 nxënës ose për -21.7% në mënyrë direkte ose indirekte mundë të ju adresohet emigrimeve. Nëse mesatarja e nxënësve për një shkollë ne vitin 2018 ishte 253 nxënës atëherë del se ne vitin 2018 Kosova kishte 203 shkolla me pak se ne viti 2011 ndërsa numri i paraleleve ishte me i vogël për 2697 duke llogaritur mesataren e nxënësve prej 19 nxënësve për paralele sa ishte ne vitin 2018. Statistika edhe me shqetësuese janë ato te numrit te nxënësve te regjistruar ne klasën e pare ku ne vitin 2018 kishte mbi 500 klasë te para me pak se ne vitin ne vitin 2011.

Edhe pse ne arsimin e mesëm të lart ndikimi i zhvillimeve negative pritej të shfaqej me vone megjithatë nga viti shkollor 2011/2012 edhe ky nivel i shkollimit karakterizohet trendë negative me zvogëlim te numrit te nxënësve për më teper se 23 mijë.
Shqetsuese është fakti i emigrimit të ekspertëve dhe shkencëtarëve- Ikja e trurit nga Kosova fenomin i cili ka marr përmasa shqetsuese e që paraqet pasoja negative të zhvillimit të vendit. Emigrantët me shkollim të lartë universitar përbënte më tepër se 1/3 e numrit të përgjithshëm të
emigrantëve ( rreth 35%), sipas të cilës Kosova zën nder vendet e para jo vetëm në Evropë por edhe ne nivele botërore.

Pasojat socio- ekonomik – një nga segmentet më të goditura nga emigrimit është edhe sfera ekonomike, ku papunësia është motivuesi kryesor për emigracionin. Emigrimi i popullsisë ka ndikim negativ në zhvillimin ekonomik të vendit përmes: rritjes së ulët e PBB-së percapital, ngadalësimi i rritjes ekonomike, humbjen e fuqisë punëtore, ulja e konkurrencës dhe ndikimi negativ në sistemin shoqëror dhe pensionet, emigrimin e personave të kualifikuar etj.

Kosova me shkall të papunsis prej mbi 30% ( te grupmoshat e reja papunësia arrin edhe deri në 50%), shkall të varfris që sillit rreth 20 %, standartin e ulët të jetesës, nivelin e ulët të pagave ( më të ulta edhe në rajon) parqet vend me potencial shumë të lartë të emigrimit. Numri i lart i
emigrimeve tregon pasigurinë e tyre për të ardhmen në vendlindje.
Sipas ekspertëve te ekonomisë në periudhën pas luftës, Kosova ka pasur një rritje ekonomike e cila nuk mund të konsiderohet rritje e qëndrueshme dhe e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale, siç janë papunësia dhe varfëria. Në aspekt social pasojat janë të dukshme. Kosova po plaket me ritme të shpejta. Emigrimi i te rinjeve po shkakton rritjen e numrit të qytetarëve në moshën e pensionit dhe largimi i fuqisë punëtore përkeqëson statusin social dhe ekonomik të vendit. Largimi i punonjesve te kualifikuar sidomos të të rinjve janë të dukshme përmes humbjes së kapitalit të investuar, investimet e mëparshme të shoqërisë dhe familjes në edukimin e tyre. Shteti u siguron atyre arsim, akordon bursa për studentë të mirë dhe siguron aftësim profesional, por është shumë e zakonshme që kur perfundojn ne tregun e punes dhe jan më të nevojshëm për shoqëri të shkojë dhe të gjejë punë më të mira në vendet e tjera.

Pasojat për siguri – ne shekullin XXI, emigrimet e popullsisë nuk trajtohet më vetem si humbje në sferen demografike dhe sociale, por gjithnjë e më tepër po trajtohen edhe në kontekstin e ndikimit në sigurinë lokale dhe atë globale. Viteve te fundit ne literature demografike gjithnje e me teper po gjene perdorim koncepti i “sigurise demografike” i cili nenkupton renien e popullsis dhe levizjet negative demografike si qeshtje te sigurise se pergjithshme, ku keto levizje mund te ndikojne ne sigurin kombtare qoft ne
aspekt te fuqise ushtarake, ekonomike etj., ne krahasim me grupet e caktuara brend vendit ose edhe ne raport me vendet fqinje.
Megjithate, koncepti i “sigurisë” nuk barazohet vetëm me sigurinë ushtarake, por përfshin edhe lloje të tjera, të tilla si siguria demografike, ekonomike, ekologjike, politike e dhe më shumë. Pa siguri veprimtaria e njeriut është joefikas dhe nganjëherë e pakuptimtë. Migrimi ilegal s fenomen përbën një mundësi të re dhe atraktive për veprimin e krimit të organizuar sidomos në rastin e emigrimeve ilegale.

A ka zhgjedhje? Sigurisht që po, nese shkaqet qe nxisin popullsinë për emigrim adresohen. Nga një analizë e thjesht mund të konkludojë se arsyet kryesore për emigracionin janë të natyra ekonomike dhe të sigurisë, pasi që destinacionet më të dëshirueshme për emigrantët janë vendet ligjërisht dhe ekonomikisht të qëndrueshme dhe të sigurta. Krijimi i kushteve per njerzit e sidomos per rinin që të kenë besim në ndertimin e një të ardhme në vendin e tyre është çels për ndalimin e emigrimit nga Kosova. Nese popullsia veqanarisht te rinjet kane qasje ne arsim dhe kujdes shendetsor cilsor, nese janë në punsim të qendrueshem dhe marrin mbeshtetje për rritjen e femijeve, ata kanë më pak gjasa të emigrojne dhe kan më shumë gjasa të vendosin që karrieren ta ndertojnë në vendlindje.

Duhet të jenë ekpertët e fushave të ndryshme dhe jo politikanët që duhet të thonë fjalën e tyre se, çfarë duhet bërë, ku duhet të përqëndrohemi për të penguar pasojat negative të këtij peocesi i cili po i merr vendit grupet e popullsis së aftë për: riprodhim biologjik, zhvillim ekonomik, personat e kualifikuar deri te grupet të cilat mundë të sjellin siguri për vendin. Për
ndryshe emigrimi i popullsisë do të shkaktoj pasoja dhe mungesa të shumta për shoqëri. Ne veqanti duhet të ketë kontroll të emigrimeve që ato të jen të rregullta, të sigurta dhe të pergjegjshme perms politikave të planifikuara dhe mir te menaxhuara me qellim që të mos
shendrrohen në problem demografi socio- ekonomik dhe të sigurise siq jane zhvillimet e tanishme në Kosovë.

Edhe një fenomie i cili më së miri e percakton shkallen e paknaqsis së rinisë me gjendjen e pergjithshme në Kosovë është edhe fakti se përderisa të rinjtë e vendeve tjera në mas të konsiderueshme kthehen në vendet e tyre për të sjellë eksperiencën e fituar nga emigrimi, të rinjtë kosovar as që e mendojnë këtë si mundësi.

Fakti që potenciali demografik ishte dhe mbetet një ndër elementet percaktues për mbijetesen e popullsisë dhe Kosovës në këtë pjesë të Ballkanit e bënë edhe më urgjente ndermarrjen e masave në drejtim të vënjes nën kontroll të këtij fenomeni.

Të ngjashme