Energjia demokratike e Kosovës VS fikja e Shqipërisë

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 22:51 | Nga Arben Kozhani

Mijëra qytetarë të Kosovës protestuan edhe sot në Prishtinë kundër shrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa vendi prej muajsh vuan nga ndërprerja e furnizimit që sigurohet nga TEC-e me qymyr që datojnë në vitet ’70, prej mungesës së burimeve të reja dhe çmimeve sratosferike të blerjes së energjisë në bursat ndërkombëtare. Me slogane kundër qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe për pamundësinë e shumicës së familjarëve për të paguar faturat, pavarësisht se cila parti ishte pas thirrjes së protestës, e rëndësishme është kjo e fundit si tregues se energjia demokratike e Kosovës nuk shteron nga askush.

Këta qytetarë që janë në shesh, votojnë të lirë për të rrëzuar LDK-në dhe AAK-në, për të sjellë në pushtet LVV-në dhe nesër janë të gatshëm që ta rrëzojnë sërish për mosmbajtje premtimesh. Sepse vota është e lirë dhe e barabartë për të gjithë, edhe për votuesit e Kosovës në diasporë, që votojnë rregullisht në çdo palë zgjedhje, që kanë qenë të shumta pas krizave të vazhdueshme politike të viteve të fundit.

Këta qytetarë nuk dalin në shesh për partitë, por për hallet e tyre, duke paralajmëruar se do ta rrëzojnë qeverinë e vendimeve antipopullore, siç thotë parrulla “Ju rrisni rrymën, ne rezistencën”.

Janë shumë hapa përpara Shqipërisë, ku qeveria merr çdo vendim dhe populli nuk pipëtin, as për ngjarje macabre si vdekja e një gruaje të vetmuar në Fier, të cilës i ishte prerë energjia prej një viti, sepse nuk kishte mundësi ta paguante.

Këtu, prej mëse dy dekadash, nuk bëhen zgjidhje të lira dhe të barabarta, populli nuk ka mundësi ta ndryshojë me votë elitën politike, nuk zgjidhet dhe nuk zgjedh dot, sepse votat kontrollohen nga tri parti dhe ato vidhen me 50 euro, presione dhe frikësime për bukën e gojës.

Këtu parlamenti mblidhet vetëm për ligjëruar vjedhjet që bën ezkekutivi për një grusht pasunarësh të emëruar nga qeveria, rriten çmimet pa paralajmërim dhe muaj pas muaji, ndërsa reagimi popullor është zero. Qeverisjet ndër vite kanë shuar çdo formë dhe organizim sindikalist, kanë blerë shoqërinë civile, kanë blerë dhe frikësuar mediat, i kanë shtrënguar buxhetorët dhe privatët që të kenë pritshmëri vetëm bukën e përditshme. Në vendin me çmimet më të shtrenjta të karburanteve edhe pse të pasur me naftë dhe gaz; me energjinë më të shtrenjtë dhe pa ujë, edhe pse jemi vendi i tretë në Europë për pasuri ujore; me prodhimet bujqësore dhe blegtorale më të shtrenjta edhe pse kemi toka pjellore dhe kullota me bollëk; me çmimet e transportit ajror dhe detar shumë herë më të larta se vendet fqinje; me pensionet nën 100 euro, ndihmën ekonomike vetëm 30 euro, rrogat 200 euro; me sistemin shëndetësor shtetëror të shkatërruar në interes të privatëve, me arsimin publik të “ngrirë” në zero gradë nga vjedhja e buxhetit për arsimin; pa shpresë se gjendja do të rregullohet përpara se të katandisemi 520 mijë banorë në vitin 2100, siç parashikon Banka Botërore-mungon vetëorganizimi qytetar dhe shtysa poltike që të protestohet.

Ajo energji demokratike që mbush sheshet në Kosovë, këtu është blerë, vrarë dhe trafikuar nga tre njerëz që kanë në dorë të ardhmen e vendit dhe nuk kanë ndërmend të “bien nga kali”, po nuk u rrëzuan me forcë. Sepse ky është fundi i fundit,

Të ngjashme