Epilepsia, fazat e atakut dhe trajtimet

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Epilepsia është një nga sëmundjet neurologjike kronike më të shpeshta kohët e fundit, që shkaktohen pa asnjë arsye. E njohur ndryshe si sëmundje e tokës, në epilepsi ka etiologji të ndryshme si traumat, tumoret, keqformimet e trurit.

Epilepsia ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë.

Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar e më rrallë edhe feces.Pas kësaj, i sëmuri është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur, por janë të mundshme edhe lëndimet gjatë rënies.

Ataket të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija і sëmurë rëndom ka shumë ataqe gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik.

Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve).I sëmuri nuk e humbë vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.


Zakonisht te adultet, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.

Ataku і zgjatur ose i përsëritur. Zgjatë më se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo-herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin
Trajtohet me disa mënyra. Më tradicionale, më e thjeshta që përdorin cdo ditë është me medikamente. Ka disa lloje mjekimesh antiepileptikë që kanë fokus për mënyra të ndryshme të epilepsisë. Poashtu si parim mund të trajtohet  me një medikament. Moment i rëndësishëm është të fillojë apo jo mjekimin dhe kur ta ndërpresim. Nëse e ndërpresin para, ndodh që ti kthehet pacientit. Ka dhe mjekimin kirurgjikal. Ato rastet që jan rezistencë, pothuajse të dështuar.

Albina Hyseni Studiuar Administratën Publike Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane

Të ngjashme