Është marrëzi ta përkrahësh çdo iniciativë të një lideri irracional

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 15:04 | Nga Driton Smakaj

Po shoh plot thirrje medemek me u ban bashkë e me përkrahë Albinin për aksionin në Veri.

Kjo është një thirrje irracionale. Kushdo që i përcjell problemet e ndërlikuara politike e kupton që ky aksion nuk përbën kurrfarë zgjidhje ‘përse’. As nuk sjell shtrirjen e sovranitetit të plotë në Veri. Më fitimtarë aktualisht po dalin barrikaduesit se sa njësia jonë speciale. Forcat tona speciale janë të obliguar të ecin në këmbë me kilometra për të bërë ndërrimin. Sinqerisht veç ky fakt përbën poshtërim të tyre.

Sa i përket zbatimit të vendimit për targat, jam i sigurt që ka mundur të zbatohet pa njësinë speciale atje. Do të mjaftonte që policia kufitare të obligonte pronarët e makinave të ndërronin targat. Do të bëhej pak zhurmë, por nuk do të bëhej një pikë e veçant për vëmendje botërore.
Njësia speciale në Veri ia jep Serbisë një element shtesë për të minuar dialogun, çka Serbia këtë e ka si qëllim. Sepse Serbia e din që dialogu e çon në përmbylljen finale me Kosovën, e ata nuk e duan një gjë të tillë.

Albini po e shet veten e tij tashmë që 20 vjet si njeri që sfidon rendin botëror. Ai i ka bindur bukur shumë shqiptarë që din me vetëvendos. Ai beson në VETËVENDOSJE. Diçka që sinqerisht është mashtrimi më i madh që një njeri ia bën vetvetes dhe të tjerëve.
Nuk ka vetëvendosje në rendin botëror aktual. As SHBA-të nuk vetëvendosin për shumë çështje. As Rusia nuk vetëvendos. As Gjermania nuk vetëvendos, përndryshe nuk do e kishin prezencën e forcave të armatosura të Amerikës brenda. Shtetet e vogla nuk vetëvendosin për shumë çështje ndoshta edhe të brendshme fare.
Serbia nuk vetëvendos hiç se hiç. E ka Kosovën në Kushtetutë, me qenë e zonja me vetëvendos, nesër hyn me tankse në Prishtinë. Besoni që forcën ushtarake e ka për me hi, por nuk mundet falë NATO-s. E ka nënshkruar në Kumanovë.
🤷‍♂️

Prandaj është marrëzi me e përkrahë çdo iniciativë të një lideri irracional. Që shitet para mediave sikur ai kickbokseri irlandez me fjalime të bujshme e sapo të hyn në ring në raundin e parë pëson nokaut dhe bie në botën e ëndrrave.
Në politikë sot kërkohet racionalitet. Kërkohet me i pa gjanat në tavolinë bashkë me miqtë tanë që na kanë ndihmuar me ardhur deri këtu. Nuk kërkohet me u shitë i fortë. Është budallaki e llojit të vet me shitë forcë. Edhe është budallaki me ra në kurthe që ta minojnë procesin me të cilin proces e ke si qëllim përmbylljen finale me Serbinë.

Të jeni të bindur që përderisa nuk e përmbyllim këtë çështje politike me Serbinë, do të kemi në vazhdimësi spektakël koti që do na mban të paralizuar si shtet. Ne do zhvillohemi ngadalë, por hapa të mëdhenj nuk do bëjmë. E në fund të fundit nëse bota shkon drejt kaosit dhe nuk e zgjidhim njëherë e mirë çështjen me Serbinë, atëherë do të ketë padyshim luftë.

Personalisht nuk do të ua dëshiroja fëmijëve tanë një tjetër luftë në Ballkan. Do të ishte një tragjedi që do të mund ta evitonim NE si gjeneratë.

Natyrisht e bëjmë shqiponjën!
👐👐👐

Të ngjashme