Euforia e taksës

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 12:57 | Nga Arton Muhaxheri

Të gjithë i jemi gëzuar vendosjes së taksës pavarësisht kush dhe si e mori vendimin, ndjenja e mirë po vazhdon edhe pas dy javësh ndonëse me intensitet të ulët.

Nga vendosja e taksës nëse jo për ndonjë gjë tjetër kjo taksë po ua imponon shqiptarëve ti konsumojnë produktet e vendit në mënyrë që të krijojnë relacion me produktet e Kosovës.

Vendosja e taksës nga Qeveria e Kosovës ka disa efekte që jo domosdoshmërisht janë të favorshme për ne. Efekti i ndjenjës së mirë, efekti ekonomik dhe efekti politik janë tri efekte bazë që janë shpërfaqë nga taksa 100%.

Efekti i ndjenjës së mirë është efekti emocional dhe euforik dhe si rëndomë nuk zgjatë shumë madje ndjenja e mirë për taksen ka filluar të zbehet sepse gjithçka euforike është jetëshkurtër.

Ju kujtohet java e parë e taksës nuk mbet shqiptarë pa e komentuar në aspektin pozitiv me zëra patriotik dhe me nuance nacionaliste gjë që zëra të tillë kanë filluar të shuhen madje janë duke menduar nëse vendimi për taksen është i drejtë ose jo. Jo pse Serbia po humbë milona euro nga vendosja e taksës, por efektet që do ta përcjellin Kosovën nga vendosja e taksës mund të na krijojnë një situate të re që nuk do të na pëlqente.

Efekti ekonomik i vendosjes së taksës mund të shihet nga disa këndvështrime por nuk mund të themi se taksa kundër Serbisë është shpëtim për Kosovën por në aspektin analitik kjo mund të jetë e kundërta për bizneset në Kosovë.

Nëse tërheqim paralelen e vendimit për masat e reciprocitetit të vitit 2011 ku ndalohej çdo hyrje e produkteve serbe prodhuesit vendor rriten kapacitetet, rriten numrin e punonjësve madje disa prej tyre filluan të punojnë me tri ndërrime.

Por çka ndodhi pas heqjes së masës së reciprocitetit nga presioni ndërkombëtar, bizneset u kthyen në gjendjen e mëparshme duke i larguar punonjësit që i kishin punësuar dhe filluan të punojnë me një ndrrim, pra u kthyen aty ku ishin.

As sot Kosova nuk është në gjendje ti bëjë ball presionit ndërkombëtar dhe masa mund të rishikohet ose të hiqet e tëra dhe në këtë mes janë bizneset kosovare që do ta pësojnë.

Kur po flasë për efektin ekonomik po përjashtoj mundësin e ndëshkimit nga CEFTA ose diçka të ngjashme që do ta dëmtonte ekonomikisht Kosovën sepse ne ende nuk kemi arrit me e argumentu se përse e kemi vendos taksen, ende nuk e kemi dërguar asnjë fakte relevantë që do të dëshmohej para mekanizmave ndërkombëtare që taksa ishte e duhur derisa argumente kemi mjaftë por vetëm duhet të shkruhen.

Të vetmin argument për ndërkombëtaret që e kemi është revanshi kundër Serbisë për lobim e saj kundër Kosovës në anëtarësim në Interpol dhe ne e dimë se si në marrëdhëniet ndërkombëtare funksionojnë revanshet politike.

Ajo çka duhet të bëjë Kosova është tu ndihmoj prodhuesve vendor në forma të ndryshme tu krijoj lehtësira në funksionimin e tyre dhe ti bëjë konkurrent në tregun e brendshëm kundër produkteve tjera që vijnë nga jashtë dhe kjo nuk arrihet për një ditë, as për një javë, madje as për një vit por duhet punë e vazhdueshme për tu ndihmuar prodhuesve vendor që edhe nëse ndodh të hiqet taksa konsumatori dhe bizneseve tu vendosin vetë taksen produkteve serbe dhe taksa e konsumatorit është duke mos I blerë ato ndërsa taksa e bizneseve është kur gjejnë partnerë nga shtetet e tyre për ti porositur produktet për bizneset e tyre, në aspektin ekonomik për Serbinë do të ishte ndëshkim njësoj si taksa e vendosur.

Taksa 100% e vendosur kundër Serbisë për veç dy efekteve të lartpërmendura ajo paraqet edhe një efekt politik që në fazën ku ndodhet Kosova nuk i shërben askujt e më së paku Kosovës.

Ndonëse me probleme por Kosova ndër vite ka arrit me krijuar mekanizma shtetëror edhe në pjesën veriore të saj psh; Kryetarët e Komunave Veriore zgjedhën me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, Gjykatat poashtu funksionojnë duke ju dhënë përgjegjësi institucioneve të Republikës së Kosovës dhe vendimi për taksen mund ti jap një drejtim tjetër situatës që mund të jetë për Kosovën e rrezikshme sikur protestat e marsit të vitit 2004 që kishte efekte të rënda politike për Kosovën.

Pra, efekti i ndjenjës së mirë dhe efekti ekonomik janë të përkohshëm në krahasim me efektin politik që mund të jetë afatgjatë.

Të ngjashme