Evoluimi Digjital; roli i rrjeteve sociale në integrimin e gjeneratave

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Digjitalizimi, si trend Global u shfaq së bashku me risitë inovative teknologjike, duke filluar nga shitblerjet në internet (amazon / eBay) portalet për njoftimet e çifteve (tinder / match) prenotimi përmes aplikacioneve (Airbnb / Uber) deri tek abonimi në (Netflix) drejt komunitet ne rritje te abonentëve të lojërave on-line (WoW / Fortnite)

Kompjuterët personaldhe telefonat e mençur, teknologjia në lëvizje, u bënë pajisje thelbësore shtëpiake duke zëvendësuar TV-në dhe radiot e vjetra.

Por pyetja shtrohet se si produktetfuturistike tërheqin vëmendjene konsumatorëve?Sishpjegohetfaktiqë një grup i vogël individësh zotërojnë një produkt revolucionar inovativ të përfundojë në shkallë të adoptimit masiv që ndryshon në mënyrë thelbësore zakonet tona jetësore! Cili është sekreti i brendeve siTesla, Uber, Airbnb, Apple , Facebook, Paypal…

Ekzistojnë disa faza nëpër të cilat kalon një produkt inovator, duke filluar nga inovacioni i vazhdueshëm deri te inovacioni trend krijues.

Pra, cili është dallimi midis tyre dhe si ndodh që konsumatorit’i përvetësojë ato?

Të fokusohemitek projekti i fundit nga Facebook-usinjë produkt inovativ i Korporatave,i cili prete ndontë përfshijë rolin e bankave dhe rregullatorëve në tregtinë e kriptovalutave në të ardhmen!

Sipas investitoritBill Miller, vleraaksioneve të Facebook-utpas skandalit me shperdorimin e të dhënave personale nuk ishte në kohezion me realitetin. Duke deklaruar’edhe kjo do të kalojë’…metheks tëveçantë duke besuar nërëndësinë e rrjetit social të themeluar në vitin 2004, Facebook ka gjeneruar të ardhura prej 55.8 miliardë dollarë amerikanë deri në vitin 2018,tanimë ivendosur për hyrjen në fazën adoptuesve të hershëm të digjitalizimit global, me projektin e tyre ‘Libra’.

Porcilat janësynimet evërteta dheçfarë fshihetpaskësaj?

Kur FenomeniBitcoin-it, filloj tëpërflitetnë luginën e silikonit dhe më gjerë, Facebook-uu fokusuanë trendin në rritje dhe tregun në zhvillim duke investuar nëhulumtimetëgjëra mbi fenomenet e decentralizuara të teknologjisëinnovative (blockchain).Hapii parë i eksplorimit të treguterdhi me përfshirjen e Facebook-utnë integrimin e monedhave ‘stablecoin’ ne aplikacionin WhatsApp (menaxhuar nga ish-presidenti i PayPal-it, David Marcus), i punësuar nga Facebook-u, përdrejtimine projektit të tyre të ri ‘Libra’

Që kur bitcoin arriti kulmin,në Dhjetor 2017, spekulimet vazhduan të rriteshin rreth lëvizjes së radhës së Facebook-utnë monedhën e tyre qe përflitej se do jete’monedha e internetit’, deri në njoftimin zyrtar, më 18 qershor 2019.

Por para se të elaborojm adoptimin inovativ,Facebook-uhyri në labirintin tregtar, i njohur si(Cikli jetësor i produktit)

Hyrja në fazën e pjekurisë!

Kjo ne fakt ndodh kurndërmarrja ka nevojë për më pak mbështetje ose strategji të marketingut për të ruajtur stabilitetin e aksioneve të saj në treg,fitimet janë të qëndrueshme dhe kompania vazhdon rritjetme kthim pozitiv të investimeve – kjo është koha e përsosur për blerje tjera, siç edhe ndodh(Facebook-u blen Instagram-in)

Faza tjetër ështërënia, kjo ndodh kurkonkurrentët e rinj hyjnë në treg, rasti me Twitter dhe Snap që kanë tërhequr grupet te ndryshme tëabonentëve, një cikël që ndodh natyrshëm, bartetbrez pas brezi, dhe sizgjedhjeegjeneratave te reja ( Mijëvjeçari-t)sjell me vete ide, nevoja dhe tendenca të ndryshme.

Si rezultat, një pjesë e abonuesvetë Facebook-utkaluannë Twitter, që shihetmë shumë sinjë rrjet social ishoqëruar për mikro-debate(Twitter u bë një nga mjetet më me ndikim shoqëror që nga zgjedhja e Trump-it, Cicerrimate tij të përditshme shkaktojnë luhatje në aksionet e tregut se Bursave dhe jo vetëm), ndërsa Snap është përqendruar vetëm tekgjeneratae re,qëkryesishtshkëmbejnë video dhe foto të shkurtra, pasi preferencat filluan të zhvendosen me ndërrimin e gjeneratave

Ndërsa,skandalii‘Cambridge analytics’ katapultoi Facebook-un drejt falimentimit, ishte një goditje e madhe që shkaktoinjë stuhi te vërtet tekrrjeti social.

Komprometimi i të dhënave personale të votuesve amerikanë dhe ndikimi në preferencat politike, rrjeti me ipreferuar social,papritmasbëhetjo ibesueshëm, i pasigurt dhe përjeton një zbritje dramatike dhe ve ne dyshim vetrolin e rrjetit social ne jeten publike.

I gjithë procesi ishte mjaft i ndjeshëm politikisht, sa qëimplikonte seriozisht rolin e Facebook-ut në ndërhyrjen në zgjedhjet të vitit 2016, si pasojë Marku u thirr në seancën dëgjimore para Kongresit Amerikan.

Shpikja si një rrugëdalje!

Për të mbijetuarrënien dhe ringjalljen e brendit, duhet të mendohet për një plan rezervë, pikërishtFacebook-u vendos themelet në planin egjenerimit te idesë, duke zhvilluar një produkt të ri për tregun në zhvillim dhe trendin ne rritje, ndërkohë zhvendosëvëmendjen nga problemetaktuale

Facebook u angazhua drejt produktit të ri, ku si pasojë kemi projektin“Libra’, në bashkëpunim me shumë konglomerate të teknologjisë inovative; siç janë Mastercard, Paypal, Vodafone, Uber, Booking, Visa, Uber, Spotify dhe shumë të tjerë.

Facebook-u ka pasur edhe përparësi te jashtëzakonshmepërprojektin‘Libra’filluar ngalehtësia e qasjes në grumbullim të të dhënave, siç theksohet në raportin‘Millennial & Money Report’duke përdorur sondazhetdemografikedhe sjelljet e Gjeneratavenë Facebook,që jep një pamje të qartë tek dallimet kryesore midis brezavepasi të dhënat e sondazhit na çojnë në një kuptim më të thellë te çështjesperse Gjeneratat e reja janë forca lëvizëse prapa evolucionit digjital.

Integrimi i Gjeneratave

Gjenerata e Mijëvjeçarit, ështëzanafilla egjenerimittë teknologjisë së mençur dheinteligjencësartificiale, nga transmetimi i drejtpërdrejtë i videove,komunikimin nëlëvizje, deritekEdukiminë internet,ka qenë një Hap i madhdrejt integrimit drejtrealitetit virtual, duke përjetuar ndryshime thelbësore, nga qasja komunikuesepërmesemail dhe qasja në llogari bankare në lëvizje që smartphoneofron me një vështrimteshpejtëklikimi.

Prandaj, Gjeneratae re(Gen Z) nuk do të kalojë nëpërfazat fillestaretë njohjes meteknologjinë digjitalesiç ishte rasti me gjeneratën e mëparshme që më pas,  fragmentalizuan shoqërinë në adoptuesit e hershëm, të vonshëm,  dhe tepër të vonshëm.

Integrimi i gjenerates se Mijëvjeçarit i ka hapur dyert brezit te ri,pasi produktet e ardhshmete Inteligjencësartificiale, shërbimeve të automatizuara, dhedecentralizimi i tregut monetar do vije natyrshëm, sinormë shoqërore.

Mund të konkludojmë se rrjetet Sociale ndryshuanjetën tonë në mënyrë radikale,si në rastetspecifikesesiinterneti ndikoi në industrinë e telekomunikimit, shërbimevepostare,gazetarinëe shtypur dhe tani digjitalizimin monetar,si një trend dhe domosdoshmëri e kohës.

A do të ndryshoj monopolizimin e parave të prodhuara nga qeveritë globale dhe të kontrolluara nga rregullatorët e tregut?!?..mbase jo në shkallënsikurseinternetievoluoj tregunkomercial dhetëkomunikimit përmes aplikacioneve, por sigurisht do të ketënjë alternativë shtesë monetareqë do ta sfidojdollarin Amerikan dhe Arin.(Autori është konsulent  marketingu strategjik, dhe studiues i trendeve globale| Shkrimi është botuar në medium.com dhe me të drejta autoriale në ekonomiaonline.com

Të ngjashme