SHBA-ja mbrëmë e mbrojti Kosovën prej Kurtit

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 15:10 | Nga Faton Abdullahu

1) Kjo që ndodhi mbrëmë në veri e ka dëshmuar më shumë se çkado tjetër, se Qeveria Kurti jo vetëm që nuk koordinohet me SHBA-t por i anashkalon ato.

2) SHBA-t thanë ‘PAS NJË MUAJI’. Thënë figurativisht SHBA-t mbrëmë, edhe pse jo zakonshëm në minutat e fundit, e mbrojtën Kurtin prej vehtes së tij dhe Kosovën prej Kurtit.

3) Nga krejt kjo që ndodhi kush fitoj dhe kush humbi ? Nëse është për ta matur me reciprocitet ndaj Serbisë kjo u shty për një muaj. Kush duhet të ndryshoj brenda këtij muaji dhe si?

4) Cili është argumenti i cili mund të përdoret për rastin e djeshëm në veri, për të na demantuar të gjithë ne që po themi se Qeveria Kurti nuk u koordinua me Administratën Biden por e anashkalon atë tash sa kohë? Thjeshtë nuk ka.

5) A ka qenë momenti i duhur gjeopolitik marr parasysh çfarë po ndodh në Ukrainë që të ndodh reciprociteti. Po gjithsesi. Po, Kosova ka të drejtë dhe ky do të ishte momenti ideal. Por vetëm me një kusht që krejt kjo të jetë e koordinuar me SHBA-n. Kjo nuk ka ndodh prandaj momentume të tilla të favorshme për ne po dështojnë.

6) A e ka borxh dhe të detyrueshme Qevera Kurti të koordinohet me Administratën Biden, për çështje të tilla si rasti në veri, apo ajo konsideron se është e mjaftueshme që politikat e reciprocitetit t’i ketë në përputhje me Kushtetutën tonë dhe ligjet tona? Axhamillëk politik, analfabetizëm gjeopolitik.

7) Me këto veprime në veri janë rifaktorizuar dhe ringjallur edhe më të fortë strukturat kriminale në veri, duke ridëshmuar se me veprime të tyre të dhunshme ata mund ta ndryshojnë gjendjen në të mirë të Beogradit zyrtarë.

Nëse Rusia po e përkrah më shumë se kurrë sot Serbinë, a duhet dhe a është e mundur me Qevrinë Kurti SHBA-t sot të na përkrahin më shumë se kurrë? Për fat të keq nuk është e mundur.

9) Krijohet përshtypja se Qeveria Kurti mbrëmë i ka vënë në sprovë SHBA-t. A e ka bërë këtë për t’i shtyrë SHBA-t që ta përkrahin reciprocitetin apo për ti bindur të tjerët se ja SHBA-t nuk po na përkrahin. Ku është e dobishmja për Kosovën në këtë kalkulim?

10) A ja vlenë të insistohet për reciprocitetin ? Patjetër. Por me kusht që gjërat të mendohen gjatë e mirë dhe parasegjithash të koordinohemi me Admistratën Biden.

11) Sigurisht se Qeveria Kurti duhet ta marr seriozisht edhe opozitën së paku për të tilla raste. Por ajo këtë nuk e bën sepse ka kohë që opozitën e ka shpallur kriminale dhe nuk bashkëpunon me te.

Të ngjashme