Fondet Amerikane të Programit MCC

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 23:19 | Nga Bardhyl Meta

Kur hyri Kosova në Programin e Investimeve të “MCC” apo “Millenium Challenge Corporation”, në shqip, ”Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit”!?

– Tani, meqë është bërë çështje debatesh, dhe meqë, s’po e qel gojën askush nga LDK – ngase s’po e di më dora e majta se çka ka bo dje apo pardje e djathta – ja një informatë e shkurtër:

– Kosova është përzgjedhur në fund të vitit 2015 si përfituese për programin “Kompakt”, nivel i cili nënkuptonte që Kosova mund të përfitojë një shumë substanciale të asistencës së MCC (rreth 50 Milion dollarë për start) me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe uljes së varfërisë.

Pra, nën Qeverisjen e Kryeministrit Isa Mustafa, 12 muaj pas reformave Fiskale (Pako Fiskale 1) si dhe te Reformave kadrovike ne ATK e Dogana, dhe te jetësimit te reformes dixhitale (faza e parë) ne “Tenderim” permes platformes dixhotale (pa nderhyrje te dores se njeriut!)

– pra, në fundin e Nëntorit dhe fillimin e Dhjetorit 2015-të Kosova ka arritur që për herë të parë të jetë kandidate dhe të pranohet e t’i plotësojë kriteret e kerkuara “për t’u financuar” nga kjo organizatë shumë prestigjioze amerikane!

Atëbotë, jane zgjedhur edhe dy perfaqesues te Kosoves per menaxhimin e programit: te MCC Kosova! Me sa me kujtohet, Petrit Selimi dhe Dr. Alban Zogaj (sot Nënkryetar i Komunes se Prishtines)!

Kryeministri R. Haradinaj e ka mirëmbajtur dhe zhvilluar tutje programin e MCC dhe ka nënshkruar edhe Marrëveshjen per Gazifikimin e cila eshte hedhe poshtë nga Kryeministri Kurti!

Kaq, se s’ka ngja kjo pune në Kohen e Skenderbeut!

Të ngjashme