Forumi i Prespës për Dialog dhe “Mësimet e nxjerra për Kosovën”

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 16:04 | Nga Arbnor Sadiku

Forumit të Prespës për Dialog, si platformë për avancimin e pajtimit, ndërtimit të mirëbesimit dhe dialogut politik, para së gjithash duhet cekur sesi rekomandim të përgjithshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor kishte “ Se korrupsioni është shkak kryesor për largimin e të rinjve nga rajoni”. Nuk u kursyen kritikat ndaj politikanëve të Ballkanit në Forumin e Prespës për Dialog në Ohër. Matthew Palmer deklaroi ma tej se Ballkani Perëndimor: Pjesa që i mungon kontinentit të vjetër për të qenë Evropa e plotë” – Ky ishte fokusi i Forumit të Prespës për Dialog që ka filluar punimet në Ohër dhe Oteshevë, me pjesëmarrje të liderëve të rajonit bashkë me përfaqësuesit më të lartë nga Evropa dhe SHBA. Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, ka deklaruar se vendeve të rajonit i mbetet shumë punë për të bërë për realizimin e plotë të potencialit të jashtëzakonshëm të rajonit.

“Përkundër ekonomisë, qytetarët në rajon janë shumë të shqetësuar për sundimin e së drejtës dhe korrupsionit. Kur liderët politik vjedhin nga qytetarët e shtetit të tyre apo e dëmtojnë sundimin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit, rritja ekonomike ngadalësohet, përhapet pabarazia dhe besimi në qeverinë bie”.
Matthew Palmer theksoi ma tej se : “Mos anëtarësimi i rajonit në BE zhgënjim për SHBA” – Duke folur për anëtarësimin e rajonit në BE, Palmer shprehu zhgënjimin e tij për mos hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, duke thënë se zgjatja e kësaj çështjeje dëmton edhe rolin e SHBA-së në rajon. “Jemi të zhgënjyer që çështja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk u zgjidh aspak, kjo ndikon edhe në linjën tonë të skajshme. Ka shumë punë për t’u bërë, sepse konkurrentët tanë gjeopolitikë tentojnë në mënyrë agresive ta cenojnë kredibilitetin mes BE-së dhe ShBA-së dhe vetë rajoni dyshon në kredibilitetin e përcaktimit tonë”, ka theksuar Palmer.

Edhe Michael Roth Sekretar i Gjermanisë për Evropën në Ministrinë e Jashtme në Berlin, para panelistëve u shpreh me zhgënjim që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë filluar negociatat për anëtarësim në BE. Roth tha, se problemet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për anëtarësimin në BE.

Kurse euro deputetja Tanja Fajon ka theksuar, se i vjen mirë që Sllovenia, vendi i saj, nga gjashtë mujori i dytë i vitit 2021 udhëheq me presidencën e BE-së, por nënvizoi se pritshmërinë për të ecur më tej në procesin e zgjerimit janë të pakta, pavarësisht se Ballkani Perëndimor është në agjendën sllovene. Ajo ka drejtuar kritika të drejtpërdrejta ndaj BE-së, duke thënë se nuk është në gjendje të mirë, gjë e cila ka penguar procesin e zgjerimit.

I . Rëndësia e bashkëpunimit ekonomik të rajonit –
Në kontekstin ekonomik që po flasim, një rajon me 80 milion banorë duhet të flasim për ndërtimin e së ardhmes së bashku është thënë në Forumin për Dialog. Konkurrenca rajonale do të forcojë qëndrueshmërinë e rajonit dhe do të sjellë prosperitet për qytetarët. Krijimi i një tregu të përbashkët të punës do të sjellë të ardhme të begatë për ekonomitë dhe në të njëjtën kohë t’i përgatisë ato për hyrjen në një treg mjaft konkurrues evropian dhe global.

II. Dialogu sjell progres –
Diplomati amerikan Mathew Palmer dha një porosi për liderët e rajonit: të ndërmarrin aktivitete të vërteta, të vazhdojnë me reforma të vështira, të punojnë në mënyrë konstruktive që të zgjidhin çështjet e vështira politike brenda dhe me fqinjët, t’i përforcojnë institucionet multi-etnike, demokratike dhe gjyqësore, të nisen drejt një ardhmërie me prosperitet.

“Ne duhet t’u bëjmë presion liderëve të Ballkanit të krijojnë dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë për zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut. Kosova duhet të jetë pjesëmarrëse aktiv në definimin e agjendës së rajonit. Dialogu është shembull i kornizës politike për zgjidhjen e dallimeve mes Serbisë dhe Kosovës, por asgjë në dialog nuk duhet të pengojë zgjidhje pragmatike mes bashkëbiseduesve racionalë”, ka thënë Palmer.

III. Tre vjetori i Marrëveshjes së Prespës –
Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilën ajo dhe Greqia zgjidhën kontestin 27-vjeçar për emrin, gjë që i mundësoi Shkupit anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja u arrit më 17 qershor të vitit 2018, pas negociatave të gjata me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, që rezultoi me ndërrimin e emrit të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Maqedoni të Veriut.
Marrëveshja e cila u nënshkrua nga kryeministrat e atëhershëm, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, u përcoll me tensione e kritika të shumta brenda vendit, të cilat vazhdojnë edhe dy vjet pas nënshkrimit të saj.

“17 qershori 2021, shënon tre vjetorin e arritjes së marrëveshjes së Prespës, e cila Maqedonisë së Veriut i solli një mik të ri. Jo që me Greqinë kemi pasur ndonjë armiqësi serioze, por vërtetë ndjenja ishte e keqe, e shëmtuar, ndërkohë që kishim ngecur në proceset integruese. Ja, pas një viti, përfitimet e para i shohim të përfshira edhe në këtë trajnim, në përgatitjen tonë, për anëtarësim të plotë në NATO”.

“Ky është një qëllim i madh strategjik i vendit tonë, i gjithë rajonit, i Maqedonisë së Veriut e cila jo para disa shekujsh, por para 17-18 vitesh kishte konflikt. Kjo nënkupton paqe afatgjate, stabilitet dhe siguri,” kishte thënë Zaev.

Optimistet e marrëveshjes së Prespës thonë se Maqedonia e Veriut si shtet brenda një viti me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës ka arritur të përcaktojë një të ardhme të qartë sa i përket perspektivës euro-atlantike.

“Maqedonia e Veriut brenda një viti pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës ka fituar konsolidimin e saj si shtet ndaj partnerëve tonë ndërkombëtarë, por njëherësh ka fituar shumë në drejtim të përcaktimit të një të ardhme të qartë sa i përket integrimit të vendit, duke marrë ftesë për anëtarësim në NATO dhe tani pret që brenda vitit të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE”, thotë Musliu.
Por, pesimistet e kësaj marrëveshje kështu nuk mendojnë njëjtë si : Rist Nikovski, ish ambasador i cili ishte dhe këshilltar i ish presidentit Gjorgje Ivanov që në vazhdimësi e ka kundërshtuar marrëveshjen e Prespës.

“Edhe nga ky dimension kohor prej tri viteve e kemi edhe më të qartë se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila e vendosi palën maqedonase para kapitullimit klasik, me ç`rast ajo dha gjithçka dhe nuk fitoi asgjë”.

“Marrëveshja u arrit në shpejtësi duke dëmtuar rëndë interesat e palës maqedonase vetëm e vetëm për të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, gjë e cila e shohim se nuk ndodhi dhe nuk do të ndodh edhe për një kohë të gjatë”, thotë Nikovski.

IV. Çka mund të mësoji Kosova nga ” Marrëveshja e Prespës”, e realizuar tri vite me parë –

Marrëveshja e Prespës e nënshkruar me datë 17 Qershor 2018 kërkoi guxim të madh diplomatik nga kryeministri Maqedonas z. Zaev, si dhe kryeministri i Greqisë z. Tsipras, ata ma tej, vendosen standardet për pjesën tjetër të rajonit sesi të zgjidhen në mënyrë të qetë konfliktet dhe përmes dialogut, pra, marrëveshja në fjalë e Prespës na dëshmoi edhe niher se liderët e Ballkanit Perëndimor janë të pjekur për zgjidhjen e sfidave politike. Emëruesi i përbashkët i suksesit të Marrëveshjes së Prespës ishte se ajo marrëveshje ishte arritur nëpërmjet dialogut dhe kishte zhdukur një kontest 27 vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për çështjen e emrit dhe të shtetit të Maqedonisë, e cila marrëveshje mund të shërbej si udhërrëfyes edhe për dialogun Kosovë Serbi, por kjo paraprakisht kërkon guximin politik të kryeministrit të Kosovës z. Kurti, si dhe presidentit Vuçiq, për të ecur ma tej me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, po ashtu kam bindjen se kjo nuk mund të arrihet pa një guxim më të madh politik midis dy udhëheqëseve politik të Kosovës z. Kurti, si dhe atij të Serbisë z. Vuçiq.

Të ngjashme