Gërxhaliu: Kosova përballë stagflacionit

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Shkruan: Safet Gërxhaliu

STAGFLACIONI karakterizon ekonomit Evropiane

Kriza ekonomike si pasoj e pandemisë Covid 19 dhe tani nga efektet negative të luftës Ruso-Ukrainase është në rritje konstante e ne veçanti  në vendet Evropiane.

Inflacioni në rritje, rënia e investimeve , rritja e dollarit përballë Euros janë sfidë e madhe për Europen.

Europa po kalon në një sfidë tjetër që është më e rrezikshme se inflacioni dhe po kalon në stagflacion.

Stagflacioni është gjendja e një vendi ose zona e bashkimit monetar në të cilën ekonomia është njëkohësisht në një gjendje stagnimi dhe inflacioni.

Termi vjen nga fusha e makroekonomisë, e cila përshkruan një periudhë me inflacion të lartë, ndërkohë që produkti kombëtar bie ose të paktën nuk rritet. Ekonomia atëherë nuk rritet apo bie, shkalla e papunësisë mbetet në të njëjtin nivel, por niveli i çmimeve ende rritet.

Si pasoj e efektit stagflativ janë edhe paralajmërimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për tkurje ekonomike në vendet e UE dhe so të jenë të goditura edhe shtetet tjera në mënyrë të efektit zixhirore.

Ky fenomen është aktual edhe në Kosovë përkundër proklamimeve institucionale për rritje ekonomike dhe shtimin e numrit  të të  punsuarve.

Të ngjashme