Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të një kryeministri të pazakontë

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 09:33 | Nga Bujar Cakolli

Gjendje të jashtëzakonshme PO, ama jo vetëm për COV-ID-19, por mbi të gjitha për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga një kryeministër i papërgjegjshëm i cili po e qonë shtetin tonë drejt zhbërjes në mënyrë të pashmangshme dhe të pandershme.

Korona Virusi do të kaloj shumë shpejt dhe situata do ti kthehet normalitetit, po si duket një gjë do të mbetet e parikuperueshme, raporti me Amerikën!

Aleanca dhe miqësia e vetme dhe më e rëndësishëme për Kosovën, të cilin asnjë individ dhe asnjë qeveri nuk do të duhej të guxonte ta cënonte e as ta lëkundte!

Definitivisht qeveria Kurti me veprimet e saja është duke i cenuar interesat amerikane në Kosovë dhe ballkan, interesa këto edhe të vendit tonë, dhe duke i hapur rrugë shtrirjes së ndikimit rus!

Të gjithë politikanët e qeveritë në Kosovë janë të përkohshme, kurse shteti ynë është i përjetshëm!

(Autori është zyrtar i PDK-së)

Të ngjashme