Gjyqtarët nuk ka kush t’i mbrojë, njerëzit në pushtet po kërcënojnë

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 11:57 | Nga Faton Abdullahu

1) Protestat e paralajmëruara, përgatitjet për organizim të zgjedhjeve edhe në kohë pandemie, largimi i rrethojave nga ndërtesa e Qeverisë, deklarimi i pushtetarëve të VV-së se nuk do të pranojmë vendimin e Gjykatës nëse është pro një qeverie të re, janë kërcënim direkt ndaj Gjykatën Kushtetuese.

2) Tensionimi i situatës është mjet, është mesazh i njerëzve të VV-së në pushtet, për Gjykatën – Nëse ju vendosni për të mos shkuar në zgjedhje, do të ketë trazira, mbase edhe viktima dhe për këtë përgjegjës jeni ju, secili gjyqtarë veç e veç. Veni re kjo vjen nga njerëzit që e kanë në dorë aparatin e dhunës.

3) Edhe lehtësimi i masave ditëve të fundit të detrminuara nga COVID 19 është vendim politik i dirigjuar nga qeveritarët e VV-së. Thjeshtë këto lehtësime mund të jenë e ndërlidhur me qëllimin e pushtetarëve të VV-së – Bënë të mbahen protesta sepse tashmë CODIV -19 nuk paraqet rrezik.

4) 82 deputetët që kanë votuar për mocionin, kundër Qeverisë Kurti, duhet të gjejnë formë për të shprehur brengën dhe pakënaqësinë e tyre mbi këtë kërcënim të pushtetarëve. Këtë duhet ta bëjnë sot nesër menjëherë.

5) LDK, AAK, NISMA, duhet të bëjnë diçka në këtë drejtim. Me hezitimin e tyre total (me arsyetimin ne presim dhe respektojmë çdo vendim të Gjykatës ) e kanë trimëruar atë që ka mbetur nga Qeveria Kurti të vazhdoj me kërcënime.

6) Krejt çka po ndodhë është ndarë në dy pole , VV-ja në pushtet që dëshiron zgjedhje dhe Presidenti Thaçi që do qeveri të re. Ky individualizim i një kauze me një njeri, pra me Presidentin i konvenon VV-së, sepse e ka më të lehtë ta akuzojë, linçojë dhe demantojë.

7) Në gjithë këtë LDK heziton, jo pse është korrekte por sepse nuk është unike. Ajo nuk kundërshton kërcënimet e qeveritarëve të VV-së sepse ka frikë nga reagimet e klanit të Vjosa Osmanit që mund të jetë më problematik se që po duket.

Të ngjashme