Glorifikimi që nuk i bën mirë Vjosa Osmanit

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 22:05 | Nga Valdrin Nuredini

Dje u krijua nje situate aq entuziaste brenda LDK-se dhe pershtypja ishte se u ngjall Rugova. Postime e perfqafime, lavdata e mburrje, e shumecka tjeter qe shfaqej permes facebookut. Ndoshta edhe per faktin se dje e kuptova se sa shume perkrahes te LDK-se kisha ne kete rrjet social.

Ama gjerat e verteta duhet te thuhen troç. Kandidimi i Vjoses ishte me shume detyrim se sa vullnet e unifikim. Pra presioni nga elektorati beri qe Lutfi Haziri e Agim Veliu t’i ulin ambiciet e tyre.

Kosova eshte vend i vogel dhe mire qe eshte sepse keshtu e njohim me mire njeri tjetrin. Ne nuk vuajme nga sindroma e Alzheimerit(humbja e kujteses). Dua te them se na kujtohet shume mire rrugetimi i Vjoses deri me sot. Pyetja me normale ne kete moment do te ishte: Si eshte e mundur qe nga nje pothuajse e perjashtuar prej partise te shnderrohet ne kandidate per te udhehequr vendin?

Vjosa Osmani ka ardhur deri ketu me shume kompromise. Ka tradhetuar koleget e ish grupit te saj qe konsiderohen si desident brenda partise. Si eshte e mundur qe vetem kjo u ngrit e kurse te tjeret nuk u futen as ne Keshillin e pergjithshem te LDK-se?

Dua te dal te ajo se figura e saj u glorifikua e po vazhdon ashtu edhe sot e do te vazhdoj deri ne diten e zgjedhjeve. Vjosa Osmani eshte nje politikane mesatare, keshtu pershkruhet rrugetimi i saj ne politike.

Diskursi anti-PDK e anti-SHIK eshte i vetmi potez mbi te cilen kjo eshte ngritur. Une personalisht nuk e di se ne cfare situata tjera kjo eshte deshmuar si kandidate per te ardhur ne krye te Qeverise. Kjo ka luajtur me ndjenjat e elektoratit te LDK-se duke i prekur pikerisht ne temat mbi ata nxehen per te orientuar pastaj votat e tyre.

Ajo eshte thjeshte nje kandidate qe vje nga nje parti e cila eshte fajtore bashke me PDK-ne per gjendjen ne te cilen eshte Kosova. Kurse Vjoses i mbetet me na e deshmu te kunderten, kuptohet ne rast se i fiton zgjedhjet. Por eshte absurde me u paraqit si figure markante, e sidomos kur ka shume pyetje ne te cilat se di a do kete mundesi ndonjehere te pergjigjet Vjosa Osmani.

Anen tjeter ka veprime te cilat edhe kane qene pozitive nga Vjosa. Si largimi nga seanca ne zgjedhjen e Hashim Thacit per president, por qe e deshmojne edhe njehere qe diskursi anti-PDK ka qene arma e saj e vetme dhe qe e ka krijuar figuren e saj politike.

Të ngjashme