Grupet në rrjetet sociale

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 11:44 | Nga Lulzim Shabani

Në tregun modern digjital të ndërveprimit online, ku hyjnë edhe rrjetëzimet apo grupimet sociale, mbizotëron mendimi se komentet në postimet e cyber grupimeve/ rrjetëzimeve të akterëve politik, përfshirë këtu edhe oponentët e atyre partive politike të cilët komentojnë, janë vet fytyra e demokracisë së atij vendi.

Rrjetet sociale, në kuptimin më të gjerë, janë sisteme në të cilat individët ose entitete të tjera sociale janë të lidhura në marrëdhënie specifike sociale (miqësi, shkëmbimi i informacionit,bashkëpunim biznesi, sistem vlerash, promovime, ide, interesa, etj.) Rrjetëzimet-grupimet sociale janë një term që erdhi në jetë në UEB në dekadën e parë të këtij shekulli, paraprirë nga forumet, dhoma chati dhe blogjet.

Si media interaktive këto rrjete ju ofrojnë përdoruesve krijimin e faqeve të tyre të internetit, temave, grupeve, galerive të fotografive dhe miqve në internet (të cilët jo domosdoshmërisht duhet të jenë miq në jetën reale), me një shkallë të lartë të ndërlidhjes së të gjitha elementeve të rrjetit social dhe përmes tyre administratorët mund të kujdesen të përcaktojnë edhe shkallën e intimitetit të secilit individ si anëtari grupit.

Këto grupime ndërtohen mbi idenë se ekziston një strukturë e përcaktueshme se si njerëzit e njohin njëri-tjetrin, e ndihmojnë njëri-tjetrin në njërën anë, apo në anën tjetër e sulmojnë, etiketojnë, shantazhojnë, apo përpiqen ta dominojnë tjetrin. Në terenin digjital, grupet on-line po bëhen gjithnjë e më të spikatura për shkak të rritjes së komunitetit dhe faqeve të rrjeteve sociale.

Për shembull, tendenca e një individi për t’u bashkuar me një komunitet e ternal është e ndikuar jo vetëm nga numri i miqve që ai ose ajo ka, por edhe nga protagonizmi që mund ti jap indivdit të qenurit në atë rrjet, grup apo turmë.

Ndërsa aktiviteti, fuqia apo edhe kohezioni i tyremund të matet me numrin e postimeve dhe përgjigjeve të bëra nga anëtarët e komunitetit; me numrin e anëtarëve të komunitetit me të paktën një postim ose përgjigje; me numrin e përgjigjeve për postim e shumë aktivitete të tjera.

Ditëve apo javëve të fundit, dukuritë që lidhen me marrëdhëniet e krijuara përmes rrjetëzimeve me përmbajtje politike ka bërë që në Kosovë ndoshta të shfaqen një mori stereotipesh nga përdoruesit e këtyre grupeve të cilat qartësisht shpërfaqin dimensionin e tyre ekskluzivisht politik. Brutaliteti por edhe perversiteti, sidomos në komente, në shoqërinë virtuale kosovare, i parë kohëve të fundit nuk përbën më diçka të jashtëzakonshme, për më tepër ka raste kur ka lexueshmëri dhe pëlqyeshmëri më të madhe se sa vet lajmi.

Administratorët e këtyre grupeve në rrjete sociale nuk po duan ta kuptojnë se e drejtapërtë respektuar e mos cenuar, apo lënduar tjetrin gjatë interaktivitetit virtual, në të gjitha foltoret, tavolinat e debatit, po ashtu edhe në mediat online, përshirë këtu edhe grupet në rrjetet sociale, sot është një e drejtë universale.

Disa studime dëshmojnë se kjo mënyrë rrjetëzimi natyrshëm kërkon përfshirje shumë më të madhe të secilit individ dhe ka efekt në tjetërsimin e njerëzve. Gjithashtu, ekziston një perceptim se teknologjitë moderne të komunikimit kontribuojnë ndjeshëm në një tjetërsim të tillë. Duke pasur parasysh qendërzimin dhe përhapjen e strukturave të tilla shoqërore në përditshmërinë tonë, nuk është për t’u habitur që transpozimi i tyre në mediat sociale në internet, ka fituar një sukses shpërthyes gjithnjë në rritje.

Ky lloj komunikimi, tashmë i kthyer në ekspansion shoqërore dhe në Kosovë, me të gjitha përmasat e dhunës verbale e psikike, po paraqet një kërcenim serioz për shoqërinë kosovare i cili po servohet nga të rrjetëzuarit apo të grupuarit e partive politike edhe pse po jetojmë në kohën e pandemisë mbase më të madhe të këtij shekulli. Fjalët e përdorura në këtë lloj ndër veprueshmërie digjitale të cilat fillojnë me një shkronjë dhe vazhdojnë me tri pika,  dhe akoma me keq madje, fjalët të cilat janë të ndaluara me të gjitha kodet, e pranuam apo jo, po bëhen kulturë komunikimi, sidomos në komentet që pasojnë pas leximit të informacionit.

Grupet më të thekesuara në Kosovë, si pjesë e këtyre rrjetëzimeve janë ato të partive apo grupimeve politike, nxënësve, studentëve, pastaj grupet fetare e të tjera. Gjuha e përdoruar gjatë interaktivitetit nga anëtarët e këtyre grupeve, apo e disa grupeve, sidomos e atyre politike, le shumë për të dëshiruar. Kjo gjuhë po prodhon një cikël ndërveprueshmërie konfliktuoze e cila shpesh po di ti kalojë edhe kufijt e absurditetit, duke shpërfaqur mungësë totale të një kulture komunikimi digjital, element ky shumë i rëndësishëm i demokracisë digjitale.

Një studimi kryer në SHBA ka treguar dhe dëshmuar se ideatorët, të pasuar nga administratorët dhe anëtarët e këtyre grupeve apo turmave,ose më saktësisht ata që përpiqen me çdo kusht të plasojnë dhe multiplifikojnë efektin e mesazhit të tyre, përceptohen se kanë vështirësinë trajtimin e situatave sociale, kur janë të trembur, në ankth, të irrituar me të tjerët ose nga të tjerët. Pra janë njerëz të vetmuar dhe depresivë të cilët mund të komunikojnë vetëm duke u fshehur pas një monitori apo celulari. Në këtë kontest, kuptimi i formimit, evolucionit dhe përdorimit të rrjeteve sociale në internet merr permasat psikologjike, sociale, apo socio-ekonomike.

Grupet, qoftë online osejashtë linje, kanë qenë objekt studimesh, sepse nocioni i grupit në vetvete fsheh një larmi të madhe konceptesh që përfaqësojnë sa më shumë lloje grupimesh në jetën reale. Në fakt, një grup mund të karakterizohet thjesht nga një grumbullim shoqëror që përfshin më shumë se një numër të caktuarakterësh, si dhe nga koncepte më abstrakte siç janë ngjashmëria ose ndërvarësia e anëtarëve.

Sidoqoftë, sfida e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave të shkëputura në shkallë të gjerë për grupet sociale dhe komunitetet le hapur shumë pyetje themelore në lidhje me evolucionin, administrimin por edhe kontrollimin e grupeve të tilla. Komunitetet në mediat sociale në internet janë studiuar gjerësisht në aspektete volucionare, por vetëm kohët e fundit vëmendje me e shtuar i është kushtuar eksplorimit të natyrës së tyre.

Hartimi i kornizës ligjore e cila do të trajtonte dhe rregullonte këtë segment aq të rëndësishëm të shoqërisë sonë e cila tani për tani nuk duket as në horizont, do të duhej të ishte një domosdoshmëri për institucionet kosovare.

Në tregun modern digjital të ndërveprimit online, ku hyjnë edhe rrrjetezimet sociale mbizotëron mendimi se komentet në postime te grupimeve/ rrjetëzimeve të akterëve politik, përfshirë këtu edhe oponentët e atyre partive politike të cilët komentojnë, janë vet fytyra e demokracisë së atij vendi.

Të ngjashme