Haki Abazi paraqet rrezik real për të ardhmen e vendit!

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 18:20 | Nga Ilir Gashi

Keqpërdoruesi më i madh i fondeve publike, Zv/KM i shkarkuar Haki Abazi, paska folur për ndarje të veriut.

Zv/KM paraqet rrezik real për të ardhmen e vendit!

E gjithë gjuha e tij, nëpër debatet televizive, sepse ka pasur hapësirë të madhe – ka qenë e mbushur me urrejtje dhe që i shërbente vetëm “djallit”, por asnjëherë paqes.

Në rrafshin e brendshëm –

Një herë tentoi të fuste vëllavrasje duke thënë se Rugova është vrarë.

Pastaj, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje së ka vrarë Astrit Deharin.

Në rrafshin e politikës së jashtme –

Zv/KM Abazi është shkaktari i dytë pas shefit të tij për prishjen e raporteve me Amerikën dhe largimin e Contour Global nga ndërtimi i projektit gjigant “Kosova e Re” me qëllimin e vetëm për të sjellë marrëveshje me Serbinë dhe gazin rus në Kosovë.

I prishur kombëtarisht dhe i çoroditur politikisht ky njeri përmes përqarjes së brendshme po tenton t’i zbatojë politikat e armiqëve të jashtëm të Kosovës.

Albin Kurti duhet të përgjigjet se a e ka blerë heshtjen e këtij njeriu për rastin e Astrit Deharit duke e emëruar zëvendës të tij?

Ky njeri, që prishi koalicionin qeverisës në kohë krize shëndetësore dhe pandemie, paraqet rrezik më të madh se COVID-19!

(Autori është zyrtar i PDK-së | Shkrimet në rubrikën “Opinione” nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë së Ekonomia Online)

Të ngjashme