Hakmarrja e shfrenuar e Kurtit

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 10:16 | Nga Arton Muhaxheri

Ditët e para të realitetit të ri në Kosovë janë të mjaftueshme për të kuptuar si do të përfundoj një qeveri e zgjedhur siç është qeveria Kurti.

U dashën mbi pesëmbëdhjetë vite aktivitete të llojllojshme, shumë prej tyre të rrezikshme të cilat kushtuan edhe me jetë njerëzish,poashtu gjatë kësaj kohe është dashur të bëhet një krim, që ligji nuk e trajton si të tillë, por në realitet është krim më i rëndë se një vrasje direkte, kyështë krimi i ushqimit të një ndjenje të rrjeshme të rritjes së shpresës, e cila lirisht mund të konsiderohet edhe si një vrasje masive, dhe Albini e bëri këtë.

Sot, realisht mund të flasim për të gjitha ngjarjet, por e vërteta është se Albini erdhi në pushtet dhe ai tanimëështë kryeminister i Kosovës, i cili nuk ndihet fare i turpëruar për rrugën që ka zgjedhur për të ardhur deri këtu, rrugë kjo që është dashur të lahet me gjak, të vuajnëfamilje për familjarët e tyre të vrarë,vetëmpër ta bërë realitet, ëndrrën e një individi për tu bërë kryeministër.

Sot, Albini është kryeministër, dhe vendimet e para të tij tregojnë se të gjitha përpjekjet për të ardhur në pushtet i bëri për tu hakmarr ndaj kundërshtarëve politik, e veçanarisht hakmarrjen e shfrenuar po e shprehë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Nëse i gjithë qëllimi i tij ka qenë hakmarrja ndaj PDK-së atëherë mendoj që kemi të bëjmë me një kryeministër pa vizion dhe shumë të rrezikshëm, ku përmes vendimeve të tij, PDK nuk do të humb asgjë, Albini nuk do të fitoj asgjë, ndërsa Kosova do të humbë shumë.

Të ngjashme