“Hashim, mos më shkruj ma letër, mos thirr n’telefon”

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 15:26 | Nga Kimete Berisha

Me Albinin nuk takohesh kur do ti, zotrote.

E para, Ne takohemi kur du unë e jo kur do ti.
Q’asi tipi jam unë.
Ti a e ke pa qysh eci im’ e egër, kjo tregon mjaftueshëm për karakterin tim.
Ma njohin tingullin e shtikllës që është shumë specifik, prej së largu e dinë shoqnia që po ‘vijë’ unë.

Po as me m’lmu s’du.
Mbaj distancë.
Të lutem shumë.

E dyta, ai që e shtyn takimin gjithmonë është ai ‘frajeri’ që s’i bëhet vonë.
Njerëzit e mëdhenj janë ata që ‘s’kanë kohë’ e jo si ato çikat e dashunume që e mbajnë telefonin edhe në sofër, në vendin e thikës e pirunit, e qesin mobilin me kry n’jastëk n’vend kokës së të dashurit, shkojnë me të edhe në WC helbete mos po i shkruan ‘ishi’ e ato s’po e shohin mesazhin.

E treta, vërtetë e ardhmja është Albini se me këta që ka punë të gjithë janë e kaluara (këta i ka lodhur koha e gjatë në pushtet), përveç Vjosës.

Prandaj, ky i shtyn takimet, sepse e ardhmja kështu sillet, e ardhmja e nënçmon ‘botën e vjetër’, këtë punë ka.
Dhe mirë ia bën.
Nuk është ‘gjynah’ me përqesh të kaluarën, thonë, se një ditë e kaluara do të bëhemi edhe vetë dhe do të na mohojnë, qind për qind kështu do të na ndodh të gjithëve, në momentin që do të bëhemi ‘e kaluara’.

E katërta, Dje i rash mësysh Kadriut, se posa konstatova se ai po sillet mirë e po hesht, veç kur t’ju çel goja e t’i tha 40-të fjalë përnjëherë.
Badihava, iriqi…, por si duket Kadriu hesht e sillet korrekt veç prej dembelie, kur merr pushim prej ‘vetvetes’.

E kuptoj atë ndjenjë. Di edhe me hesht, e pastaj heshtja mund të keqinterpretohet si ‘frikë’ si ‘kërcënim’, si mesazh ‘misterioz’, apo si ku me ditë çka e në fakt është thjesht ‘pushim nga vetvetja’, atëherë kur ‘më duhet një kohë pa mua’.

E pesta:
Mos më shkruj ma letër,
Mos thirr n’telefon,
Mos më thirr n’takime
se tash është shume vonë.

Nëse më mbushet mendja, të shkruaj unë vetë.

E fundit: Ata që më shajnë kur më shpëton një fjalë ‘e mirë’ apo normale për Kadriun, Hashimin, Edi Ramën, Ramushin apo ndonjë njeri tjetër ‘të keq’, u them se prej se e kam lexuar si vajzë e vogël Maxim Gorky-n, dhe prej se kam marrë mësimet e para për gazetari nga Teki Dërvishi, kurrë më nuk i kam
shikuar njerëzit ‘bardh e zi’, si veç ‘i keq’ apo si veç ‘i mirë’, sepse nëse dikush është për ty ‘i keq’ për tjetrin (për armikun tënd) është ‘i mirë’.
S’ka njeri veç ‘i mirë’ ose veç ‘i keq’.

Dialektika e mendimit më thotë se gabim është me pretendu me qenë veç ‘i mirë’ (se atëherë duhet me qenë i vdekur), ose ‘i mirë’ për të gjithë.

A ka pas gjest më simpatik se ai i Ramushit kur iu shkoi Ambasadës së Kosovës në Gjermani e ju tha: Ju marroftë Zoti, dilni jashtë kryni punët, çka jeni tubu këtu e qytetarët po ju presin më rend me ua kry shërbimet. Dhe i qiti përjashta.

Edhe Hashimi (që po ma falsifikoni një foto me
të), është ‘i mirë’ si dajë nëse jo si politikan. Duhet m’i bë dallimet.

E keqja nuk e mund të mirën e as e mira nuk e mbulon të keqen, qysh me mujt me qenë më ‘shumë’ i mirë, që ‘e mira’ me ja marrë anën ‘të keqes’ brenda nesh. Kjo është ‘çështja’.

P.S. Kam dësh’ru të krijoj një ‘grup’ bashkëvuajtësisht që nuk i shohin njerëzit ‘bardh e zi’ por prej helikopteri po shihet se kam dështuar.

S’kam çka bëj, ana ime e ‘keqe’ është se e urrej thjeshtësinë, anipse shkruaj thjesht 🤷‍♀️.

Të ngjashme