Haxhiu: Serbia s’ka interes për Veriun, do precedentë për Bosnjën

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 17:08 | Nga

Gazetari Baton Haxhiu, si një ndër përkrahësit e idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve me Serbinë, ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

Ndër të tjera, Baton Haxhiu theksoi se interesi i Serbisë sa i përket mundësisë së korrigjimit të kufijve, nuk është Veriu i Kosovës, por vendosja e një precedenti për ta shfrytëzuar atë më pas me Bosnjën.

“Synimi i Serbisë me ndryshimin e kufijve me Kosovën është vendosja e një precedenti, të cilin do të synojë ta përdorë më pas me Bosnjën dhe nuk është veriu i Kosovës”, tha Baton Haxhiu.

Ai tha gjithashtu se mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve, ka pasur një marrëveshje, por më pas gjërat kanë rrjedhur në anën e kundërt. Ndërsa shton se BE është duke përdorur dy standarde, ku Serbia është favorizuar, pavarësisht shkeljeve.

“Ka pas një marrëveshje mes dy palëve me ndërmjetësimin e BE, por më pas kanë ndodhur gjëra të pakujtueshme. Serbia ka hequr nenin për ndjekjen e kriminelëve për krimet e luftës, në të njëjtën kohë, Serbisë i është hapur kapitulli, ndërsa Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat. Serbia nuk i heq sanksionet ndaj Rusisë, blen armë nga ajo. Kurse Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk i hapen negociatat. Serbia është shërbyer nga BE, edhe pse ka bërë disa shkelje”, tha Baton Haxhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme