Historianit të Twitter-it

Prishtinë | 13 Shk 2022 | 22:38 | Nga Arben Rugova

E verteta per Xhafer Deven, Prek Calin, Shaban Polluzhen dhe te gjithe patriotet e tjere shqiptare nga jugu ne veri, nuk mund te mesohet nga pamfletet e komunisteve (shqiptaro-jugosllav), te cilat pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore i shnderruan ne fletushka, tregime e libra historie, te shkruara ne stilin e realizmit socialist, qe te jene sa me te kuptueshme per klasen punetore.

Deva ishte nje njeri gjenial i kohes. Po, ishte bashkepunetor i nazizmit, por jo per qellimet e nazizmit. E shfrytezoi situaten, bashkepunoi me dreqin, per t’u mbrojtur nga Serbia dhe ndikimi rus, dhe per t’i bashkuar shqiptaret. Nuk mashtrohej prej serbeve, sikur u mashtruan “vellezerit” Hoxha.

Koha e tij quhej “Koha e Shqipnise”, atehere kur filluan te hapen shkollat shqipe kudo ne trojet shqiptare dhe te ringjalljej ndjenja kombetare.

Nuk kishte të bënte asgjë me nazizmin e fashizmin si ideologji, me përjashtim të shfrytëzimit të mundësisë për të luftuar serbo-sllavët (komunistët), si dhe disa bashkëpunëtorë të tyre të etur për pushtet në Tiranë.

Nuk duhet harruar se ishte minister i Brendshem dhe mund te kishte vepruar ndryshe ne raport me hebrenjte. Per fat te tij, dhe tonin, pra te te gjithe shqiptareve, veproi pa kalkuluar interesat e ngushta, sikur kalkuloheshin ne krahun tjeter me Milladinin.

Nuk i perndoqi hebrenjte, por perkundrazi, refuzoi t’i dorezonte listat me emrat e tyre sipas kerkeses se nazisteve. Frytet e veprimit te tij, i korrem me 1999.

Per kete qe thash ka fakte te mjaftueshme historike qe jane mbledhur prej historianeve qe nuk kishin frike se denoheshin nese nuk perfillin stilin e Gorkit.

E verteta e faktuar per shtimin e numrit te hebrenjve ne Shqiperi, deshmite e tyre, beri qe amerikanet te kujdesen qe Deva, si njeri i Beses dhe i vlerave njerezore dhe intelektuale, ta kaloj pjesen tjeter te jetes ashtu si e meritonte.

Jane per keqardhje personalitet publike te sotme qe kane kaluar te 40-at e perpjete, dhe nuk kane arritur ende te gjurmojne faktet historike, por ndikohen nga nje tweet ne Twitter (pavaresisht se kush e shkruan) apo bazohen ne shkarravina komuniste si ajo per naten e erret te Tiranes.

Operacioni i 4 shkurtit 1944 u be pasi komunistet i vrane Deves te nipin (adoleshent), ne veturen e tij private, duke menduar se me te ishte edhe vet Deva.

Enveri me “historianet e tij” shpiken numrin, 86 te vrare, por me emra kurre nuk u identifikuan me shume se 24 veta.

Komunistet e shfrytezuan rastin, nxiten vllaverrasjen dhe “masakren” e Tiranes e shfrytezuan per te luftuar patriotet (nacionalistet) e familjet e tyre, dhe per t’i qendruar besnik binomit Beograd – Moske, per pushtet, u shperfaqen perpara shqiptareve duke marrë pjese ne Masakren e Tivarit. Dhe me pas dihet, keta komuniste dhe “luftetare antifashiste” per 45 vjet e dhunuan Shqiperine.

Të ngjashme