I dashur Albin, realiteti duhet pranuar në tërësi

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 23:06 | Nga Bleron Baraliu

I dashur Albin,

Nuk kemi problem me pranimin e realitetit, pa fare minimum. Në fakt, logjikisht, realiteti duhet pranuar në tërësi, siç është, përndryshe jemi në mohim të së vërtetës (eng. denial), dhe kjo nuk i bënë mirë askujt…

… pastaj realiteti duhet vlerësuar si duhej qenë, zgjedhur çfarë është e mundur dhe me vlerë në relacionin përpjekje-rezultat, dhe luftuar për të ndryshuar këtë realitet në përputhje me kauzën në kontekst.

Pra, polemikat kyçe i kemi rreth ‘realitetit’ të synuar, përshtypjeve sintetike mbi të cilat ndërtoni paraqitjen e rezultateve apo ndryshimit të qëndrimeve, si dhe absorbimin e caqeve të vëna nga dështakët e së kaluarës, duke pretenduar se ky është realiteti i mirëqenë dhe njëkohësisht i pranueshëm – ani pse nuk ishte i tillë më parë.

Lufta për optimizim të mirëqenies së njerëzve tanë, që në brendësi përmban luftën për sovranitet nacional dhe progres ekonomi kulturor, edukativ, dhe politik, nuk mund të prangoset nga miopizmi politik karshi realiteteve të krijuara në parë.

Nuk është thjesht çështje caqesh që justifikojnë mënyrat, sepse mënyrat kanë peshën e vet caqeve – por është gatishmëria të përmbysin gjthçka të papranueshme pa kalkuluar me frikë e ngurrim karshi rreziqeve të supozuara.

Ky është maksimumi i ndryshimit të realitetit që mund të përqafojmë, jashtë kornizave të gjymtosura të realiteteve paraprake rrjedhur nga impotenca, vasalizmi, dhe korrupsioni moral, ekonomik, e politik i kastës që e ka sunduar Kosovën për rreth dy dekada!

Të ngjashme