IKShPK-ja s’ka mandat të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 15:02 | Nga Bekim Salihu

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë jashtë mandatit me rekomandimin që duhet shtyrë zgjedhjet.

Me këtë rekomandim është treguar joprofesionale me mundësi që të jetë e shtyrë/ndikuar edhe politikisht.

Normale do të ishte që të kërkohet anulimi/modifikimi i fushatës, por jo shtyrja e zgjedhjeve.

IKSHPK nuk ka reaguar as një komunikatë nuk e ka lëshuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, dalldisja në fushatë për zgjedhjet e 14 shkurtit ishte sistematike, asnjë reagim nuk kishte nga ky institucion. Tani në vend që ky institucion të flas për fushatë, flet për zgjedhje.

IKSHPK do të duhet të hartonte një listë të masave që do të duhet të përmbushëshin për t’u mbajtur zgjedhjet, nësë këto kushte nuk do të plotësoheshin, atëherë do të mund të thuhej nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, por jo të dilet direkt me kërkesen për shtyrjen e zgjedhjeve.

Të ngjashme